Showbiz

Kevin Hart me performancë të ndjeshme në dramën familjare “Fatherhood”

Foto: AP/Associated Press

Filmi i ri i aktorit Kevin Hart, “Fatherhood”, do t’iu bëjë të qani dhe të qeshni në të njëjtën kohë.

Adhuruesit e aktorit e kanë vlerësuar prej kohësh talentin e tij në humor, dhe përgjatë vjetëve, 41-vjeçari ka luajtur në disa filma të zhanrit komedi në mesin e së cilëve javë: “Jumanji: Welcome to the Jungle”, “Central Intelligence” dhe “Ride Along”.

Derisa Hart e sjell humorin e tij karakterizues në filmin e ri, “Fatherhood”, kjo dramë fokusohet në historinë e një babai beqarë i cili përpiqet ta rris vajzën e tij të vogël i vetëm, pas vdekjes së bashkëshortes.

Në fillim të javës që e lamë pas, platforma Netflix e publikoi trilerin e parë të këtij filmi i cili bazohet në librin e autorit Matthew Logelin, “Two Kisses for Maddy: A Memoir of Loss & Love”. Njëherësh ky është projekti i fundit i kompanisë “Higher Ground Productions”, e cila u themelua nga ish-presidenti Barack Obama dhe gruaja e tij, Michelle Obama.

Filmi e prek temën e humbjes së një personi të dashur në mënyrë lartësuese, prekëse dhe qesharake, si dhe në veçanti e paraqet lidhjen e bukur mes një babai dhe vajzës së tij.

“Fatherhood” i realizuar nga regjisori Paul Weitz, do të lansohet në platformën Netflix më 18 qershor, vetëm dy ditë para Ditës së Baballarëve në Amerikë.