Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Këngëtarja e grupit Abba, rikthehet me këngë solo

Agnetha Fältskog, këngëtarja e grupit Abba, është rikthyer me një këngë solo pas 10 vjetësh. Kënga quhet “Where do we go from here?”

Ylli thotë se ajo u bind të kthehej në studio nga producenti Jörgen Elofsson, i cili mbikëqyri albumin e saj të vitit 2013, A+.

"Ai më prezantoi demon dhe më pëlqeu shumë," i tha 73-vjeçarja BBC-së. "Fillimisht, ishte një vajzë tjetër që këndonte dhe i thashë: 'Nuk e di nëse mund ta bëj këtë'. Por e bëra - dhe doli shumë mirë, mendoj."

Projekti është ndërtuar mbi themelet e baladave dinjitoze dhe të orkestruara të albumit të saj të mëparshëm. Por, këtë herë ato janë riparuar rrënjësisht.

Ajo e mori idenë tek Elofsson, i cili ka shkruar këngë edhe për Britney Spearsin, Celine Dionin dhe Kelly Clarksonin.

"Ajo e përmendi atë në një mënyrë shumë të shpejtë, por mendova, po, kjo është interesante," kujton Elofsson.

Ai ka treguar për mënyrat se si e kishte përpunuar këngën me metodat e tij të reja dhe të veçanta.

Agnetha mendon se i ka ndryshuar zëri për shkak të moshës. Por megjithatë ajo tha se ende mund të interpretojë këngët.

“Mendoj se doli shumë mirë”, tha Agnetha.

Ky vit shënon 55-vjetorin e këngës debutuese të Agnethas, “Jag var så kär”.

Në mënyrë të pazakontë për kohën e atëhershme, ajo kompozoi shumicën e materialit të saj.

Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi

Artikuj të ngjashëm