Kelly Clarkson ka aplikuar për ta ndryshuar ligjërisht emrin në Kelly Brianne.
Këngëtarja 39-vjeçare është gati për një fillim të ri mes divorcit të saj nga Brandon Blackstock dhe dorëzoi dokumentet gjyqësore në fillim të kësaj jave, në të cilat ajo shprehu “dëshirën” për të marrë emrin e saj të parë dhe të mesëm.
Ajo shpjegoi: “Emri im i ri reflekton më shumë në atë se kush jam”.
Seanca dëgjimore në lidhje me kërkesën është caktuar për 28 mars.
Është e paqartë nëse Kelly dëshiron të përdorë emrin e saj të dëshiruar në mënyrë profesionale, dhe nëse programi i saj televiziv, “The Kelly Clarkson Show”, do të vinte gjithashtu me një ndryshim emri.
Edhe
Kelly Clarkson do ta përfundojë emisionin e saj këtë vjeshtë
Ndërkohë, këngëtarja e “Since U Been Gone” - e cila ka Riverin shtatë vjeç dhe Remingtonin pesë vjeç me Brandon - aktualisht është në karantinë në shtëpi dhe ajo pranoi se mbyllja në shtëpinë e saj nuk i ka bërë mirë.
Kelly nuk specifikoi pse është aktualisht në karantinë, por zbuloi se nuk ka asnjë simptomë të COVID-19.
“Unë nuk jam as e sëmurë. Është kaq e çuditshme. Gjithsesi, ne po rrimë të sigurt”, ka thënë ajo.
Kelly zbuloi gjithashtu se si po përpiqet t'i argëtojë fëmijët e saj gjatë karantinës.
Krijuesja e hitit “Behind These Hazel Eyes” pranoi se ata kishin parë dhe rishikuar filmin “Encanto”.
Edhe
Kelly Clarkson flet për fëmijët pas vdekjes së ish-bashkëshortit
“Kur shoh një film me fëmijët e mi, është si të shoh tre filma njëherësh”, ka theksuar ajo.
“E shikojmë “Encanto” dhe më pas dëgjohet djali im i cili gjithmonë largohet nga mesi i filmit dhe fillon ta këndojë kolonën zanore, dhe më pas është River që thjesht përsërit çdo fjali të filmit sikur do ta mësojë përmendësh dialogun e shfaqjes”.