Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kelly Osbourne pranon se pas lindjes humbi më shumë peshë se që duhej

Ish-ylli i spektaklit “Fashion Police” Kelly Osbourne ka pranuar se pas lindës së djalit ka humbur më shumë peshë se sa që duhej.

Osbourne, e cila ka lindur djalin e saj Sideny, 10 muaj më parë, ka thënë se ka hyrë në një mision për humbje të kilogramëve të tepërt, që i ka shtuar gjatë shtatzënisë.

Duke folur në podkastin “Scheananigans” Kelly tha se kishte synim që të humbiste gjithë peshën e tepërt.

Por ajo ka thënë se pasi që humbi peshën që e shtoi gjatë shtatzënisë, deshi që të hiqte edhe disa kilogramë.

“Pastaj shkova shumë larg”, ka thënë Kelly, shkruan Famele First.

Kelly ka çmuar bindjet e yllit të muzikës Rihanna, e cila lansoi linjë të veshjeve të brendshme që i përshtateshin edhe asaj.

Edhe Kelly Osbourne po mendon seriozisht ta bëjë një reality show të vetin Showbiz Kelly Osbourne po mendon seriozisht ta bëjë një reality show të vetin

Kelly gjithashtu ka thënë se ishte krenare kur në vitin 2018, bëri një ndërhyrje kirurgjike në lukth, në mënyrë që të largonte peshën e tepërt.

“Nuk më interesonte fare se çfarë kishin për të thënë njerëzit. Jam shumë krenare për këtë. Ky operacion vetëm të ndërron formën e stomakut. E bëra gati 2 vjet më parë. Asnjëherë nuk do të gënjeja për këtë. Është gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë”, deklaroi ajo më 2021. (Përgatiti : Vita Abrashi -Kajtazi)