Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kelly Clarkson dhe Brandon Blackstock pajtohen ta ndajnë kujdestarinë e fëmijëve

Këngëtarja e famshme amerikane, Kelly Clarkson dhe ish-burri i saj, Brandon Blackstock, duket se janë pajtuar ta ndajnë kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre.

Ylli i hitit “Breakaway”, Clarkson kishte bërë kërkesë për shkurorëzim nga bashkëshorti, njëherësh menaxheri i karrierës së saj muzikore, në qershor të këtij viti pas një martese shtatë vjeçare, transmeton Koha.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tani, sipas dokumenteve zyrtare të gjykatës bëhet e ditur se 41-vjeçari Blackstock, është pajtuar me kërkesën e këngëtares 38-vjeçare për ta ndarë kujdestarinë e fëmijëve të tyre, River Rose dhe Remington Alexander.

Clarkson po ashtu ka kërkuar alimentacion, kthimin e mbiemrit të vajzërisë si dhe zbatimin e marrëveshjes paramartesore të çiftit tashmë të ndarë.

Sipas mediave të huaja, besohet se dyshja nuk po shkurorëzohet për ndonjë arsye specifike, por thjeshtë lidhja e tyre është shpenzuar.

Clarkson dhe Blackstock e kishin filluar lidhjen romantike në vitin 2011, ndërsa ishin kurorëzuar më 2013-ën.

Zhvillimet e fundit në shkurorëzimin e tyre vijnë pak kohë pasi u bë e ditur se, Clarkson tash e tutje ka vendosur t’i fokusojë energjitë në dy fëmijët e saj. Këngëtarja gjithashtu dëshiron të vazhdoj të jetë e afërt me dy fëmijët e tjerë të ish-burrit nga martesa e tij e parë, Savannah dhe Seth.

Ndërkohë, së fundmi u spekulua se pandemia e koronavirusit dhe pasojat e karantinës, janë ato që i kanë rritur problemet mes çiftit të famshëm të showbizit.

Kelly dhe Brandon, bashkë me fëmijët e tyre kanë qëndruar në karantinë në shtëpinë e tyre në Montana.

Në një intervistë të fundit të realizuar para se ta bënte publik lajmin e shkurorëzimit nga bashkëshorti, ylli i hitit “I Dare You” e kishte pranuar se jeta ka qenë mjaft e vështirë për të gjatë kohës së karantinës, kjo ngase i është dashur ta balancojë punën me angazhimet e shtëpisë.

“Sinqerisht, në këtë periudhë kam qenë e pushtuar nga emocionet e ndryshme. Është shumë e vështir të jesh prind i cili punon sepse pavarësisht karantinës, unë kam vazhduar t’i kryej të njëjtat punë dhe obligime. Dhe t'ju them të drejtën, ka qenë një eksperiencë tejet e lodhshme për mua, duke pastruar, përgatitur ushqime dhe duke iu përgjigjur të gjitha nevojave të fëmijëve të vegjël por edhe atyre që tashmë janë tinejxher. Që të gjithë i kanë ndjekur mësimet nga shtëpia, dhe unë duhej t’iu ndihmoja me detyra. Prandaj, po, ka qenë një periudhë e çmendur për mua.”

Roli i Clarksonit si nënë është shumë i rëndësishëm për të, për shkak se si fëmijë ajo e ka përjetuar braktisjen nga njëri prind dhe nuk dëshiron ta përsëris të njëjtin gabim.