Katy Perry ka lënduar besimtarët hindu pas publikimit të një statusi në rrjetin shoqëror Instagram.
Në fakt, ajo publikoi një vizatim të perëndeshës hindu dhe e përshkroi gojën si “disponimi aktual”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFansat e saj menjëherë filluan të lajmërohen, duke thënë se publikimi është ofendues, transmeton KosovaPress.
“Kjo është e turpshme, nuk mund të krahasohesh me perëndeshën e madhe Kali Maa”, shkruan njëri nga përdoruesit e Instagramit.
Një tjetër kishte shkruar se perëndesha duhet respektuar.
“Ke humbur çdo respekt në sytë e mi”, shkruante ai.
Por, kishte edhe prej atyre që mbronin këngëtaren australiane.
“Unë jam hindu dhe kjo nuk është aspak fyese. Njerëzit sot lëndohen shumë lehtë”, shkruan një i ri.
