Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Katy Perry shijon pushimet me Orlando Bloomin dhe vajzën e tyre Daisyn

Katy Perry është shndërruar në një super-mami pas lindjes së vajzës së saj Daisy me aktorin e famshëm Orlando Bloom.

Çifti i famshëm hollivudian është parë këtë javë duke kaluar kohë me vajzën e tyre 6 muajshe në një nga plazhet e Havait, shkruan The Sun.

Këngëtarja dukej tejet e relaksuar teksa kishte veshur rroba banje të cilat i vinin në pah format e saj trupore të mira edhe pas lindjes.

Ajo dukej shumë kënaqur derisa po shijonte detin me familjen e saj pasi gjatë gjithë kohës po buzëqeshte.

Ndërkohë edhe aktori i filmit të famshëm “Pirates of the Caribbean”, 44 vjeçari Orlando Bloom po kënaqej në shoqërinë e gruas dhe vajzës së tij.

{gallery}