Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Katy Perry paralajmëron album të ri

Pop-ylli i njohur, Katy Perry, e ka mirëpritur aktoren Drew Barrymore dhe emisionin e saj, “The Drew Barrymore Show”, në Las Vegas, ku aktualisht është duke e mbajtur një seri koncertesh.

Gjatë bisedës me aktoren, ajo padashje i zbuloi planet për realizimin e një albumi të ri muzikor.

Kjo temë u prek gjatë kohës kur, Perry, ia hapi zemrën bashkëbisedueses së saj rreth dallimit mes jetës personale dhe koncerteve që i mban në Vegas.

“Mendoj se ekziston një personlitet tjetër kur jam në skenë. Unë kursej shumë nga ajo energji në mënyrë që ta jap maksimumin gjatë performancave. Me të vërtetë më pëlqen ky shou që e kam krijuar për fansat në Las Vegas. Është një prej shfaqjeve të mia të preferuara dhe po më sjell gëzim të madh. Ndoshta do të shkoj në studio incizuese dhe do ta bëj një tjetër album së shpejti, do të shkruaj këngë dhe do të realizoj turne nëpër botë, gjë që do të jetë shumë e mrekullueshme. Kurse jashtë skenës, jam më shumë si një afariste. Nuk flas dhe më shumë vëzhgoj përreth. Preferoj ta ruaj energjinë për kohën kur këndoj”.

Ndërsa, Perry po performon në Las Vegas nga dhjetori i vitit 2021, një album i ri do të ishte i mirëpritur nga fansat e këngëtares. Albumi i fundit i Perryt dhe i gjashti i incizuar në studio ishte, “Smile”, i cili u publikua në vitin verën e vitit 2020 dhe i përfshinte hitet, “Daisies”, “Smile”, dhe “Not the End of the World”.