“Paqe më në fund”, ka shkruar Katy Perry (34) pranë një fotografie të biskotave ku e tagoi këngëtaren Taylor Swift (29) duke sugjeruar se bëhet fjalë për biskota pajtimi. Përndryshe, këngëtaret kaluan nga shoqërimi në armike shumëvjeçare dhe që atëherë nuk kanë ndaluar 'së sulmuari' përmes këngëve dhe rrjeteve sociale.
“Është ndjenjë e mirë - shtoi Katy, pas së cilës Taylor e vërshoi me zemra.
Fansat janë të bindur se këngëtaret ishin së bashku në kuzhinën e Taylor në New York. Të gjithë po flasin për pajtimin e mundshëm të mbretëreshave të popit, të cilat e kanë pushtuar skenën botërore.
Kanë kaluar 13 muaj që kur ato të dyja vendosën t’i lënë kujtimet e këqija prapa, pas gjashtë viteve të armiqësisë publike, shkruan KOHA Ditore.
T’ju rikujtojmë, armiqësia mes dy yjeve më të mëdha të pop muzikës u bë e qartë pasi që Swift e publikoi këngën "Bad Blood", klipi muzikor dhe teksti i të cilës flasin për ish-shoqen e cila "ia kishte ngulur thikën në shpinë".
Taylor gjithashtu në intervistat e përmendte "këngëtaren e famshme që u përpoq t’ia sabotonte turneun dhe që ia kishte rrëmbyer valltarët".
Edhe
Taylor Swift mund Kanye Westin
“Për vite nuk isha e sigurt nëse jemi me të vërtetë super shoqe apo thjesht po më ofendon. Dhe pastaj ajo bëri diçka pas të cilës konkludova se sigurisht jemi armike të përbetuara”, - tha Swift në një rast.
Katy, nga ana tjetër, e quajti Swiftin një “ujk në lëkurën e qengjit”.