Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Taylor Swift: Grindja me Katy Perryn ishte e pashmangshme

Taylor Swift është e bindur se grindja mes saj dhe Katy Perryt ishte e pashmangshme, sepse “ishte e shkruar të ndodhte ashtu”.

Të dyja këngëtaret u bënë armike të përbetuara pas një grindjeje për disa valltarë mbështetës dhe e sulmuan njëra-tjetrën në tekstet e këngëve të tyre, shkruan KOHA Ditore.

Perry dhe Swift prej atëherë janë pajtuar në një takim çaji dhe tani janë shoqe të mira, por këngëtarja e “Me!” këmbëngul se ato kanë lindur për ta sfiduar njëra-tjetrën.

"I kemi pasur disa biseda vërtet të mira", tha Taylor për “Rolling Stone”. "Po flisnim se si kemi pasur keqkomunikime me njerëzit në të kaluarën, madje as posaçërisht me njëra-tjetrën. Ajo më tha, ‘Unë jam Akrep. Akrepat thjesht godasin kur ndihen të kërcënuar', dhe unë thashë: ‘Epo, unë jam Shigjetari. Ne qëndrojmë prapa, e vlerësojmë situatën, e procesojmë se si ndihemi për këtë, e ngremë harkun, e tërheqim atë dhe qëllojmë".

"Pra, këto janë mënyra krejt të ndryshme të procesimit të dhimbjes, konfuzionit, keqkuptimit. Dhe shpesh e kam pasur këtë vonesë për të ndier diçka që më lëndon dhe më pas të them se më lëndon”.

Ajo shpjegon se procesi filloi kur Kanye West e ndërpreu fjalimin e saj në MTV Video Music Awards 2009 për të protestuar kundër fitores së saj.

Edhe Katy Perry do të bashkëpunojë me Taylor Swiftin Showbiz Katy Perry do të bashkëpunojë me Taylor Swiftin

"Mund ta kuptoj se si kishin menduar njerëzit që ishin në jetën time, "Nuk e dija se ishe ndier ashtu’, sepse më nevojitet pak kohë.

“Nëse e shikoni videon e VMA 2009, unë tekstualisht ngrij. Unë tekstualisht qëndroj atje. Dhe kështu e trajtoj çdo siklet, çdo dhimbje. Unë qëndroj atje, ngrij. Dhe pastaj pesë minuta më vonë, e di se si ndihem".