Showbiz

Taylor Swift ka festuar ditëlindjen

Këngëtarja me famë botërore Taylor Swift, më 13 dhjetor ka festuar ditëlindjen e 34-t dhe ka bërë një festë të mbushur me plot yje në New York, raporton FemaleFirst.

Në restorantin Big Apple erdhën shoqet e saj të famshme si supermodelja Gigi Hadid, artistja Blake Lively, Zoe Kravitz, etj.

Mikpritësja shpërndau fotografi e video nga ngjarja e saj dhe falënderoi fansat për urimet.

“S’po mund ta besoj.... ky vit ka ndodhur përnjëmend? Faleminderit të gjithëve për urimet e ditëlindjes që m’i bëtë dje”, ka shkruar ylli.

Swiftit ju dha një tortë ku shkruhej “birthday girl of the year”(vajza e ditëlindjes së vitit) duke ju referuar titullit “personazhi i vitit” që mori këngëtarja nga revista prestigjioze “Times”.

Besohet se i dashuri i Swift, sportistin Travis Kelce, nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në ndejë, sepse ishte i zënë duke u stërvitur me Kansas City Chiefs, por çifti thuhet se e ka festuar ditëlindjen e saj më herët duke shkuar një festë në Kansas së bashku gjatë së dielës (10.12.23).