Çifti i njohur i showbizit, Katy Perry dhe Orlando Bloom, të cilët janë në pritje të fëmijës së parë së bashku, kanë deklaruar se ende nuk janë përcaktuar për ndonjë emër të vajzës së tyre e cila do të vijë në jetë së shpejti.
Ylli i hitit “Daisies”, Perry dhe i fejuari i saj Bloom, kanë bërë të ditur se tashmë i kanë disa opsione të emrave për vajzën e tyre, por nuk kanë vendosur cili do të jetë ai, sepse duan të presin deri sa të lindë foshnja për ta parë cili emër i përshtatet më së miri.
“Ende nuk kemi vendosur çfarë emri do t’i vëmë vajzës sonë sepse, megjithëse i kemi disa opsione, mendoj se kur të vijë koha ajo do të na tregojë vet cili do të jetë emri i saj. Pra, në momentin e parë që do ta takoj atë, do ta kuptoj cili është emri që i shkon më së shumti,” citohet të ketë thënë Perry.
Këngëtarja 35-vjeçare po ashtu ka treguar se Orlando Bloom, i cili tashmë e ka një djalë nëntë vjeçar, Flynn, me ish-bashkëshorten Miranda Kerr, është tejet i emocionuar që do ta mirëpres një vajzë në këtë botë, transmeton Koha.
Edhe pop ylli i muzikës, Perry, është e emocionuar për faktin se do të bëhet nënë për herë të parë, por thotë se për shkak të situatës nëpër të cilën po kalon bota dhe me afrimin e datës së lindjes, po ndihet e tronditur dhe e shqetësuar.
-
Perry e Bloom njoftojnë për ndarjen
-
Raportohet se lidhja e Katy Perry dhe Orlando Bloom është drejt fundit
-
Katy Perry dhe Orlando Bloom duan ta zgjerojnë familjen
-
Katy Perry shijon pushimet me Orlando Bloomin dhe vajzën e tyre Daisyn
-
Katy Perry thotë se lindja e fëmijës ishte vendimi më i mirë i jetës së saj