Çifti i njohur i showbizit, Katy Perry dhe Orlando Bloom, duan ta zgjerojnë familjen e tyre.
Këngëtarja e famshme amerikane u fejua me aktorin britanik të filmave “Pirates of the Caribbean” në vitin 2019, dhe së bashku e kanë vajzën dy vjeçare, Daisy Dove. Por siç duket, ata mendojnë se ka ardhur koha që të mendojnë të kenë më shumë fëmijë së bashku, raporton portali “Female”.
Një burim i afërt i çiftit për “Entertainment Tonight” ka deklaruar: “Katy dhe Orlando janë shumë të dashuruar dhe do të dëshironin ta zgjerojnë familjen e tyre. Ata janë shumë të lumtur dhe lidhja e tyre vazhdon të jetë më e fortë se kurrë. Madje ia kanë marrë dorën edhe rolit si prindër. Kanë mësuar si ta balancojnë punën me jetën personale, dhe si t’i kushtojnë kohë të mjaftueshme njëri-tjetrit”.
Lajmi për zgjerimin e familjes vjen pak javë pasi ylli i hitit, “Hot n Cold”, e cila aktualisht është duke e mbajtur një seri koncertesh në Las Vegas, tregoi se po e adhuron rolin e nënës dhe dëshiron ta marrë të bijën me vete në turne.
“Më pëlqen të udhëtojë dhe tani kam mundësi ta marr me vete edhe vajzën time. Dua që ta përjetojë çdo moment përmes syve të saj. Më pëlqen shumë të jem nënë. Definitivisht është vendimi më i mirë që e kam marrë në jetën time”, deklaroi këngëtarja.
Tutje, Katy tregoi se të qenit prind ia ka mundësuar asaj të rritet si person.