Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Karol G bëhet latinia e parë që shpallet “gruaja e vitit” nga “Billboard”

Këngëtarja me famë botërore, me origjinë latine, Karol G ka bërë histori në spektaklin e ndarjes së çmimeve që organizon “Billboard” për rangimin e artistëve më të mirë, raporton AP.

“Kjo është hera e parë që çmimi ‘gruaja e vitit’ i jepet një latineje”, ka thënë Karol në skenë pasi e pranoi çmimin.

Ylli me famë botërore, pranoj çmimin në Ingelwood të Californisë, pasi u ftua në skenë nga bashkëpunëtorja e saj nga seriali i shumëpërfolur “Griselda”, aktorja, Sofia Vergara.

Karol G tashmë është mësuar me të bërit histori pasi muajin e kaluar ajo u bë gruaja e parë që fitoi çmimin për muzikën më të mirë urbane në ceremoninë “Grammy”.

Vitin e kaluar agjencia e lajmeve Associated Press, shpalli albumin e saj “Manana Sera Bonito” si më të mirin e vitit.
Karol G gjithashtu u bë latinia e parë, albumi i të cilës u rangua në pozitën e parë të “Billboard”, ndër 200 albume. Përveç kësaj albumi “Manana Sera Bonito” është albumi i parë latin që u rangua në atë pozitë, që nga vitit 1995 kur albumi i këngëtares Selene Quintanilla, “Dreaming Of You” u shpall më i miri, pas vrasjes së shumëpërfolur të saj.