Kanye West është duke kaluar kohë shumë të vështirë për shkak të fillimit të procesit të divorcit me bashkëshorten e tij Kim Kardashian.
Thuher se reperi 43 vjeçar është larguar nga të gjithë dhe nuk po komunikon pothuajse me askënd pasi ka marrë vesh se Kim tashmë ka aplikuar për divorc nga ai.
Mirëpo një burim i afërt me të ka thënë për Us Weekly se, Kanye ndonëse e ka parë që martesa nuk po shkonte mirë, ai e ka të vështirë ta pranojë ndarjen pasi Kim ka qenë “vajza e ëndrrave të tij”.
Dje ishte raportuar në media se Kaney mendon që martesën ua ka prishur kandidatura e tij për president të SHBA-së vitin e kaluar, sepse që nga ajo kohë ka filluar marrëdhënia të zbehet.
Kim Kardashian dhe Kanye West ishin të martuar për shtatë vite dhe nga kjo martesë kanë katër fëmijë.
-
Divorci i çiftit të njohur, Kanye West nuk ishte “i gatshëm për kompromis”
-
Kanye West beson se kandidatura e tij për president të SHBA-së i shkatërroi martesën me Kimin
-
Kanye West është në gjendje të keqe për shkak të divorcit nga Kim Kardashian
-
Kim Kardashian tregon pse është ndarë nga Kanye West
-
Raportohet për probleme në martesën e Kanye West me Bianca Censorin