Kanye West beson se gara e tij kontraverse për president të SHBA-së në vitin 2020 ishte pika e kthesës së madhe në martesën e tij me Kim Kardashian.
Kim ka aplikuar dje për divorc nga reperi i famshëm pas shtatë vjetësh martesë nga e cila kanë katër fëmijë, shkruan People.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ai mendon se gara për president ishte pika që theu martesën e tij. Para këtij vendimi kishte shpresë mirëpo pas tij jo. Kjo i kushtoi me prishje të martesës”, ka thënë një burim i afërt me Kanye.
Martesa e një prej çifteve më të përfolura në botë kishte filluar të pësonte krizë verën e kaluar pasi reperi 43 vjeçar, pasi kishte prezantuar kandidaturën e tij për president të SHBA-së kishte dhënë detaje për familjen dhe martesën e tij gjatë kampanjave presidenciale.