Në mungesë të Taylor Swiftit sivjet në MTV VMA, bëhet e ditur se Kanye West do të paraqitet në ngjarjen e madhe të këtij viti me një performancë befasuese.
Reperi amerikan i është shtuar listës së performuesve në minutat e fundit, në VMA-në që zhvillohet sonte në New York.
Siç ka mësuar Page Six, paraqitja e tij do të bëhet vetëm për ta promovuar albumin e tij më të ri “Donda”.
Në vitin 2009, Kanye pati krijuar një moment i cili do të jetojë gjatë në industrinë e muzikës.
Derisa këngëtarja e muzikës country, Taylor Swift, po pranonte çmimin “Best Video by a Female Artist”, ai ishte ngritur në skenë dhe kishte thënë se Beyonce e meritonte çmimin, për videon e këngës “Single Ladies”, të cilën ai e cilësonte si një prej videove më të mira të të gjitha kohërave.
Ndërkohë, albumi të cilin West sonte pritet ta promovojë, është lansuar më 29 gusht dhe në vetëm 10 ditë nga lansimi, ka arritur më shumë se 1 miliard shpërndarje në nivel global.
-
Lady Gaga dhe Bruno Mars kryesojnë nominimet për MTV VMA 2025
-
Taylor Swift dominon në “MTV Video Music Awards”, Dua Lipa fiton një çmim
-
Taylor Swift mund Kanye Westin
-
Taylor Swift me më së shumti nominime në “MTV Video Music Awards 2024”
-
Kanye West kritikohet për heqjen e emrit të Taylor Swiftit në këngën e re