Kanye West i ka kërkuar falje bashkëshortes së tij Kim Kardashian nëpër mes mediave sociale pasi që muzikanti e kishte kritikuar publikisht në fillim të javës.
Kardashian para disa dite postoi një deklaratë ku adresoi shëndetin mendor të West, duke thënë se ishte përpjekur edhe për intervenim mjekësor. “Ai është person i mrekullueshëm por i komplikuar i cili përmbi presionit si artist dhe si njeri afro amerikan, i cili ka përjetuar humbjen e dhimbshme të nënës, gjithashtu duhet të përballojë edhe presionin dhe izolimin i cili keqësohet për shkak çrregullimit të tij bipolar”, shkroi ajo.
Në një seri të postimeve në Twitter që tashmë janë shlyer, Kanye kritikoi Kardashin, si dhe e qortoi se kishte pozuar për Playboy, shkruan NME.
Sidoqoftë mbrëmë West shkroi: “Dua t’i kërkoj falje bashkëshortes sime Kim ngase dola në publik me diçka që ishte çështje private. Nuk ia mbajta shpinën ashtu si ajo më mbajti mua”.
“Kimit dua t’i them se e di që të kam lënduar. Të lutem më fal. Faleminderit që gjithmonë je aty për mua”.
Edhe
Kanye West i kërkon falje Kim Kardashianit
West gjithashtu pat thënë se dëshiron të kandidojë për president të shtetit në zgjedhjet e ardhshme dhe se mund “t’ia kalojë Bidenit”, pavarësisht se nuk është kandidat në shumë shtete, transmeton KOHA.
Artisti e kaloj afatin kohor qe të paraqitet në lista për kandidat në disa shtete, por megjithatë mund të votohet nëse vetë votuesit e shkruajnë emrin e tij në fletëvotime.