Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vdiq producenti Irv Gotti, themelues i kompanisë diskografike “Murder Inc. Records”

Irv Gotti

Irv Gotti

Foto: Associated Press

Producenti Irv Gotti, themeluesi i njohur i “Murder Inc. Records”, ka vdekur në moshën 54-vjeçare. Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende publik, por dihet se ai kishte pësuar disa sulme në tru në vitet e fundit dhe ka pasur probleme me diabetin, raporton The Hollywood Reporter.

Gotti ishte një figurë kyç në industrinë e muzikës hip-hop dhe R&B në fund të viteve ‘90 dhe fillim të viteve 2000, duke punuar me artistë të njohur si Ja Rule, Ashanti dhe DMX, dhe duke kontribuar në krijimin e hiteve të mëdha që shënuan atë periudhë.

Stili i tij i prodhimit, i cili përfshinte ritme hip-hop me melodi të këndshme, ndihmoi në krijimin e një vale hitesh që kalonin kufijtë mes rap-it dhe R&B-së, si këngët “I’m Real” dhe “Ain’t It Funny” me Jennifer Lopez, dhe “Always on Time” me Ashanti.

 "I'M REAL" JENNIFER LOPEZ DHE JA RULE:

"AIN'T IT FUNNY"  JENNIFER LOPEZ DHE JA RULE:

Edhe Përfaqësuesit e Elvis Presley dhe Eminem padisin “Suno” për shkelje të të drejtave të autorit me AI Showbiz Përfaqësuesit e Elvis Presley dhe Eminem padisin “Suno” për shkelje të të drejtave të autorit me AI

"ALWAYS ON TIME" JA RULE DHE ASHANTI

Para se të themelonte “Murder Inc.” në vitin 1998, Gotti kishte punuar në labelin “Def Jam Recorfds”, ku ndihmoi në përzgjedhjen e emrave të mëdhenj si  DMX, Jay-Z dhe Ja Rule që të bëheshin pjesë e labelit. Po ashtu, ai ka kontribuar në albumet e artistëve të tjerë të njohur si Kanye West, Fat Joe dhe Christina Milian.

Edhe pse karriera e tij u ndikua nga një hetim i FBI-së në vitet 2000 për lidhje të mundshme me trafikantët e drogës, Gotti u rikthye dhe u shndërrua në një producent televiziv me krijimin e serisë “Tales” në televizionin BET, një antologji që bashkonte hip-hopin me tregimin e historive.

“’Def Jam’ ka humbur një nga ushtarët më kreativë, i cili ishte vet hip-hopi. Kur ne ishim në vështirësi, ai na shpëtoi. Ai vinte nga një familje e ngushtë dhe e bukur nga Queensi dhe ishte nder dhe privilegj të njihja atë. Irv, do të na mungosh”, ka thënë Lyor Cohen, ish-kreu i “Def Jamit”.

Gotti ka lënë pas tre fëmijë, nënën e tij, motrat Tina dhe Angie, dhe vëllain Chris, me të cilin themeloi “Murder Incun”.
Pas lajmit për vdekjen e tij, shumë artistë dhe figura të njohura të industrisë së muzikës kanë shprehur ngushëllime, përfshirë reperin e njohur 50 Cent, i cili ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram duke shkruar “Zoti e bekoftë”.

Edhe reperi Kanye West, i cili njihet me nofkën “Ye”, ka postuar lajmin për vdekjen e tij, të cilin e përcolli me një emoji më pëllumb të bardhë.

Edhe Vdiq në moshën 75-vjeçare stilisti i famshëm i flokëve, John Frieda Showbiz Vdiq në moshën 75-vjeçare stilisti i famshëm i flokëve, John Frieda

Televizioni BET ka shkruar gjithashtu në rrjetet sociale duke e cilësuar vdekjen e artistit si “ditë të trishtë për muzikën Hip-Hop”.

Ndërkohë “Def Jam Recording” në një deklaratë ka thkesuar se të gjithë anëtarët e labelit janë thellësisht të trishtuar për humbjen e Irv Gottit.