Këngëtari Justin Timberlake, ka lansuar videklipin e këngës “Selfish”, e cila është pjesë e albumit të tij të ri, raporton “People”.
42-vjeçari lajmin për publikimin e videoklipit e ka bërë ditur përmes llogarisë së tij në Instagram.
Këngë e cila është pjesë e albumit me titull “Everything I thought It Was”, është një baladë me ritëm të stilit të tij tipik R&B, regjinë e videoklipit të së cilës e ka bërë Bradley J.Calder.
Albumi pritet të lansohet me 15 mars.
Timberlake, mbrëmë, përgjatë emisionit “Fallon Tonight” me Jimmy Fallon, ka bërë të ditur se së shpejti do të nisë një turne botëror.
Artikuj të ngjashëm
-
Justin Timberlake e realizon në shtëpi versionin akustik të këngës “Selfish”
-
Justin Timberlake këndon për herë të parë para publikut këngën e tij të re
-
Publikohen pamjet e arrestimit të Justin Timberlake për vozitje në gjendje të dehur
-
Miratohet kërkesa e Timberlakeut për të ndaluar publikimin e videos së arrestimit
-
Justin Timberlake nuk dëshiron t’i publikohen pamjet e arrestimit në vitin 2024