Këngëtari i mirënjohur, Justin Timberlake, ka kënduar këngën e re “Selfish”, në një koncerti që e mbajti në Memphis të premten mbrëma, raporton “Daily Mail”. Është hera e parë që Timberlake e kënd
Ylli, kënga e fundit e të cilit ishte një bashkëpunim me artisten Nelly Furtato e Timberland, ua këndoi fansave këngën e re në koncertin që e mbajti në teatrin “Orpheum”.
Fansat të cilët e përballuan të ftohtin e madh si dhe borën, vetëm për ta parë live këngëtarin e famshëm, i cili ofroi një koncert falas, ndanë shumë video nga kjo performancë.
Justin Timberlake debuts new single at Memphis "Selfish"
— noname_nocaste (@NoName_NoCaste_) January 20, 2024
His voice ??
I am in so much pain (menstrual not serious) and his voice is easing my pain ?? pic.twitter.com/HEpmO2OevY
Kënga, është e para solo e këngëtarit të ish-bendit “NSYNC” që nga viti 2018.
Në kuadër të koncertit që mbajti falas, Justin lansoi edhe trailerin e albumit të tij të ri “Everything I Thought I Was”, ku luan artisti fitues i Oscarit, Benicio Del Toro.
Trailer duket se është inspiruar nga projekti filmik “Steroid City” i artistit Wes Anderson.
Edhe
Justin Timberlake e realizon në shtëpi versionin akustik të këngës “Selfish”
Fansat e Justinit mezi po presin të dëgjojnë sërish këngën “Selfish”, të cilën ai do ta këndojë më vonë gjatë këtij muaji kur të shkojë si mysafir në emisionin “Saturday Night Live” më 27 janar, të cilin do ta udhëheq aktorja Dakota Johnson.