Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Justin Timberlake e realizon në shtëpi versionin akustik të këngës “Selfish”

Artisti mirënjohur i Hollywoodit, Justin Timberlake, ka performuar versionin akustik të këngës së tij të re “Selfish” në shtëpinë e tij. Këtë e ka bërë përderisa ishte me grip duke qëndruar në shtëpi, raporton “People”.

Këngëtari, të shtunën ndau një video me fansat e tij në rrjetin social Instagram.

“Ende jam me grip prandaj më duket pak qesharake se si tringëlloj kur këndoj, por po e bëj një version akustik të ‘selfish’”, ka shkruar Timberlake.

Këtë këngë, që ylli e lansoi më 25 janar, e këndoi edhe në spektaklin Saturday Night Live (SNL), e edhe në një koncert që e ka mbajtur falas në New York, përgjatë janarit.

Albumi i ri tij do të publikohet me 18 mars.