Montreal, 27 mars – Ylli i popit kanadez, Justin Bieber thotë se po shkëputet përkohësisht nga muzika për të trajtuar problemet e shëndetit mendor.
Bieber, 25 vjeç, pranoi se fansat kishin të drejtë që e konsideruan “të trishtuar” dhe “jo të aftë emocionalisht” për të dhënë shfaqje “energjike” gjatë turit të tij të tretë botëror në vitet 2016-2017.
“Kam qenë duke kërkuar, gjurmuar, gjykuar dhe gabuar si shumica prej nesh dhe tani jam shumë i fokusuar në riparimin e disa problemeve të rrënjosura thellë që unë kam ashtu si shumica prej nesh, që të mund të ngrihem, të mund të mbaj martesën gjallë time dhe të jem babai që dua të jem”, shkroi Bieber në Instagram.
Në nëntor, Bieber konfirmoi se ishte martuar me modelen amerikane Hailey Baldwin.
”Edhe pse muzika është shumë e rëndësishme për mua, asgjë nuk vjen para familjes dhe shëndetit tim”, theksoi ai.
”Do të kthehem me një super album sa më shpejt që të jetë e mundur”, thotë Bieber.
Turi botëror i quajtur “Purpose” ishte në mbështetje të albumit tij të katërt me të njëjtin titull.
Ai ishte një prej turneve më të mëdhenj muzikorë të të gjitha kohërave, por u ndërpre kur kishin ngelur 15 shfaqje, pasi Bieber po përballej me depresionin dhe ishte shumë i lodhur.
Që prej asaj kohe ai ka publikuar vetëm dy këngë, njëra prej të cilëve një bashkëpunim me ”Chance The Rapper” dhe ”Quavo”/ ATSH-DPA.