Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Justin Bieber e kritikon Eminemin për reperët e rinj

Justin Bieber e ka kritikuar Eminemin se kishte dështuar ta mbështeste gjeneratën e re të reperëve, duke këmbëngulur se legjenda e hip-hopit "thjesht nuk e kupton atë".

Këngëtari i hitit “Slim Shady” ka folur hapur me përbuzje për artistët si Machine Gun Kelly, Lil Pump dhe kolegët e tyre për popullarizimin e trendit të ashtuquajtur "mumble rap", i cili zakonisht përmban fjalë të pakuptueshme.

Të mërkurën, Bieber vendosi t’i paraqesë këndvështrimet e tij për temën e nxehtë të hip-hopit, duke sugjeruar që Eminem, 46 vjeç, është thjesht shumë i vjetër për ta kuptuar atë.

Këngëtari i hitit “Sorry” e postoi një screenshot të listës së tij të muzikës në Instagram Storyn e vet, duke treguar se po e dëgjonte këngën hapëse të Eminem, “The Ring”, nga albumi “Kamikaze” i vitit 2018, në të cilin ai i kritikon MC-të e rinj.

Ai pastaj postoi, "E pëlqej ritmin e Eminemit, por nuk më pëlqen që ai u bën diss reperëve të rinj. Më pëlqen gjenerata e re e repit, por ai thjesht nuk e kupton atë".

Eminem ende nuk ka komentuar për komentet e Bieber, por është e qartë se ai nuk i përbuz të gjithë yjet e rinj të hip-hopit - ai është bashkuar me Logic për një këngë të re, të titulluar "Homicide".

Edhe Jay-Z dhe Eminem në albumin e ri të Rakimit, për herë të parë bashkë pas 25 vjetësh Showbiz 1 muaj më parë Jay-Z dhe Eminem në albumin e ri të Rakimit, për herë të parë bashkë pas 25 vjetësh

Logic u ftua ta mbështeste Eminem në një koncert në Hawaii në shkurt, dhe që nga ajo kohë ata shkuan në studio së bashku për ta regjistruar Homicide për albumin e ardhshëm të yllit 1-800-273-8255, Confessions Of A Dangerous Mind.

Ai e tregoi kopertinën për këngën në Twitter të mërkurën, duke zbuluar se kënga e re do të publikohet të premten.