Pas kritikave për performancën e javës së parë, Justin Bieber befasoi publikun në fundjavën e dytë të Coachellas, duke sjellë në skenë emra të mëdhenj si Billie Eilish, SZA, Sexyy Red dhe Big Sean.
Një nga momentet më të veçanta ishte kur Billie Eilish iu bashkua në skenë për këngën “One Less Lonely Girl”, duke rikujtuar takimin e tyre të parë në festival në vitin 2019. Ndërkohë, SZA performoi me të “Snooze”, ndërsa artistët e tjerë u bashkuan në disa prej hiteve më të njohura.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPerformanca përfshiu sërish segmentin e tij të diskutueshëm me YouTube, por këtë herë më të zgjeruar, ku Bieber ndërveproi me fansat dhe rikujtoi këngë të vjetra, përfshirë një interpretim të hershëm të “Cry Me A River” të Justin Timberlake, shkruan Female First.
Këngëtari u shfaq më energjik se javën e kaluar, madje zbriti edhe në publik gjatë performancës së “Speed Demon”, ndërsa paralajmëroi se adrenalina e lartë mund ta vështirësonte komunikimin me turmën.
Lista e këngëve pësoi disa ndryshime, duke përfshirë “Lyin’” dhe një version akustik të “Mother In You”, që u prit mirë nga publiku në Indio.
Ndërsa java e parë kishte sjellë reagime të përziera dhe kritika të forta në rrjetet sociale, performanca e dytë u vlerësua më pozitivisht, me disa fansa që e cilësuan Bieber si “gjeni” për mënyrën interaktive të përdorimit të YouTube gjatë koncertit.