Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

June Brown përfshihet në një seri dramatike

Ylli i serisë “EastEnders”, June Brown, ka vendosur që të angazhohet në një dramë Krishtlindjesh rreth ndarjes së familjes, për shkak të pandemisë.

Brown ka njoftuar në shkurt se e kishte braktisur rolin e personazhit Dot Cotton pas 35 vjetësh, ndonëse e kishte dashur shumë.

Tani, 93-vjeçarja do të rikthehet me “Missing You”, ku do ta portretizojë rolin e një nëne që ka djalin me sindromin Down.

“Jam kënaqur shumë gjatë xhirimeve të ‘Missing You’ dhe mendoj se skenari ka qenë shumë i mirë”, ka thënë Brown për BBC- në. “Seria do ta paraqesë lidhjen mes nënës dhe të birit, që tensionohet për shkak të izolimit të COVID-19.

Çdo episod 30-minutësh do ta shpalosë një seri monologësh e dialogësh për Gerenation Games nga Distinct Nostalgia, që ka për synim t’i eksplorojë lidhjet përreth ndarjes së brezave.

Edhe Kate Winslet thotë se disa role që ka luajtur i kanë ndikuar në shëndet mendor Showbiz 5 muaj më parë Kate Winslet thotë se disa role që ka luajtur i kanë ndikuar në shëndet mendor

Në këtë seri, Brown luan rolin e Margeyit, e cila përkundër këshillave për ta adoptuar djalin e saj, që portretizohet nga Sam Barnard, kur e kishte kuptuar se ishte me sindromin Down, ajo kishte refuzuar.

“Të qenët prind i një djali me sindromin Down, jam i vetëdijshëm që reagimi i mëshirshëm që e kemi marrë prej stafit mjekësor në lindjen e djalit tonë nuk është përvoja që kanë pasur prindërit e brezave të mëhershëm”, ka thënë skenaristi i “Missing You”, Richard Vergette.

“Kur po e shkruaja rolin e Margeyit, e kisha në kokë zërin e June Brownit dhe kështu e pyeta producentin, Ashley Byrne: ‘A mund të gjejmë një aktore si June Brown?’”, ka shtuar ai.

“Çfarë thua për June Brownin dora vetë?”, ma kishte kthyer ai. Ende nuk mund të besoj se një legjendë e gjallë do të luajë me një skenar që e kam shkruar unë”.

Edhe Margot Robbie do ta mbrojë djalin nga vëmendja e publikut Showbiz 7 muaj më parë Margot Robbie do ta mbrojë djalin nga vëmendja e publikut

Producentët e kanë përshkruar Brownin si grua “larg pensionimit” dhe kanë zbuluar se incizimet e zërit ishin bërë ndaras “nëpërmjet çudive të teknologjisë”, në mënyrë që Brown dhe Barnard të jenë të sigurt.

Barnard ka thënë se Brown ka qenë “heroina” e tij, saqë “ka kërcyer nga gëzimi” kur e kishte kuptuar se do të luajë përkrah saj.