Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Julia Roberts nderohet me çmimin “George Eastman”

Aktorja e njohur e Hollywoodit, Julia Roberts, do të marrë çmimin “George Eastman” për kontributin e saj në botën e filmit.

Muzeu “George Eastman” në Rochester thotë se do të nderojë aktoren e filmit “Pretty Woman” dhe “Steel Magnolias” më 2 maj.

Fituesit e kaluar përfshijnë Lauren Bacall, Charlie Chaplin, Gary Cooper dhe Meryl Streep, transmeton KosovaPress.

Roberts gjatë 30 vjetëve të fundit ka fituar një çmim akademik dhe tre globe të artë, së bashku me shumë nominime të tjera.

Muzeu thotë se themeloi çmimin “George Eastman” në vitin 1955 si çmimi i parë retrospektiv për të nderuar punën e filmit si një vlerë artistike.