Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Julia Robert refuzon vazhdimin e filmit “Notting Hill”

Skenë nga filmi "Notting Hill"

Skenë nga filmi "Notting Hill"

Aktorja, Julia Roberts, ka refuzuar idenë për realizimin e një vazhdimi të filmit të njohur “Notting Hill”, i cili  do të shfaqej si pjesë e ngjarjes bamirëse “Red Nose Day”. 

Skenaristi, Richard Curtis, që shkroi komedinë romantike të vitit 1999, donte të krijonte një “mini-vazhdim” për ngjarjen vjetore të “Comic Relief”.

Projekti i propozuar filmik do të kishte si protagoniste Robertsin, në rolin e Anna Scott, e cila do të divorcohej nga William Thacker, rolin e të cilit e luan aktori, Hugh Grant.

Megjithatë, Roberts e ka refuzuar këtë ide, duke e cilësuar si “të dobët”.

“Përpiqesha të bëja diçka me ‘Notting Hill’, ku ata do të ishin divorcuar, dhe Julia mendoi se ishte një ide shumë e dobët”, ka thënë Curtis, 68 vjeç, për “IndieWire”.

Edhe Lindsay Lohan dhe Henry Golding bashkohen në filmin “Return to You” Showbiz Lindsay Lohan dhe Henry Golding bashkohen në filmin “Return to You”

Ai ka shtuar se nuk planifikon të kthehet te filmat e tij të kaluar për vazhdime të plota, pavarësisht suksesit të mini-vazhdimeve si “Love Actually” që ishin pjesë e ngjarjeve të “Red Nose Day”.

Curtis gjithashtu ka theksuar se është i etur të merret me projekte të reja në karrierën e tij, duke përmendur filmin e tij të fundit të animuar “That Christmas”.

“Jam i etur, në këtë fazë të karrierës time, për të bërë sa më shumë gjëra të reja”, ka thënë ai.
Curtis ka drejtuar 17 filma, dhe filmi i tij i 18-të “That Christmas” ishte një sfidë e re për të.

Ndërkohë, skenarisiti vazhdon të mbajë dëshirë të padiskutueshme për të punuar në një film të James Bond. Ai ka bërë shaka duke thënë se mund të sjellë “dashurinë e vërtetë” në këtë franshizë.

Edhe Seth Rogen zbulon cila aktore ka hequr dorë nga roli kryesor në filmin e vitit 2007 “Knocked Up” Showbiz Seth Rogen zbulon cila aktore ka hequr dorë nga roli kryesor në filmin e vitit 2007 “Knocked Up”

“Kam një shaka që e bëj me Paul Greengrass. Kurdo që ai përfundon një film, i them: ‘A doni që të bëj një version romantik të filmit të ardhshëm të Bond? Pak më shumë puthje, pak më shumë gjëra familjare’. Ndoshta mund të sjell dashurinë e vërtetë në franshizën Bond, por nuk mendoj se do të ma kërkojnë”, ka thënë ai.

Traileri i filmit "Notting Hill":