Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jude Law krahason aktrimin me sportin

Jude Law

Jude Law

Foto: Associated Press

Aktori britanik Jude Law ka folur për bashkëpunimin e tij me Jason Bateman në mini-serialin e ri të platformës transmetuese Netflix, “Black Rabbit”, i cili pati premierën në Festivalin e Filmit në Toronto.

52-vjeçari e krahasoi dinamikën e tyre në ekran me sportin.

“Është shumë e vështirë të përshkruhet. Është sikur të luash një sport, por jo duke u përpjekur ta mposhtësh tjetrin. Është më shumë për ta ngritur nivelin e tij. Dhe ti e shtyn provën duke menduar: ‘Nëse shkoj kaq larg, a lejohet të bëj këtë? A lejohet të bësh atë?’ Ishte mjaft e qartë, shumë shpejt, që ishim në të njëjtën valë”, ka thënë ai për revistën People.

Megjithatë, Law ka pranuar se ai dhe Jason i janë qasur projektit në mënyra të ndryshme.

“Unë shkruaja ese, detaje të historisë së personazhit. Ai më tha: ‘Po, po, mund t’i bësh të gjitha këto nëse do. Nuk është tamam mënyra si do ta bëja unë’”, ka treguar aktori.

Ylli, i njohur për sukseset në film dhe televizion, shprehu shpresën se këto dy platforma do të mund të bashkëjetojnë.

“Shpresoj që njëra të mos e shkatërrojë tjetrën. Unë jam një fans i kinemasë. Do të ishte katastrofike nëse njëra do ta hante tjetrën”, ka thënë ai.

Edhe Jared Leto mohon akuzat për sulm seksual Showbiz Jared Leto mohon akuzat për sulm seksual

Law ka kujtuar edhe kohën kur u bë i famshëm në fund të viteve ’90 dhe fillim të viteve 2000, me filma si “The Talented Mr. Ripley” dhe “Road to Perdition”.

Ai ka rrëfyer se në atë periudhë, nëna e tij përpiqej ta mbronte nga fama.

“Ja një gjë interesante… Mbaj mend një bisedë me nënën time, e cila më tha diçka që tani e shoh ndryshe. Ajo më tha sikur duhej të më ‘ndante’ me të tjerët. Dhe mendoj se ajo nënkuptonte që papritur njerëzit po e njihnin kush isha dhe po i drejtoheshin asaj. Ajo ndiente sikur kishte humbje privatësie dhe intimiteti, që duhej mbrojtur”, ka thënë artisti.