Josh Duhamel është fejuar me të dashurën e tij, Audra Mari.
Ylli 49-vjeçar i filmit “Transformers”, është në lidhje me Mari qysh nga viti 2019, pas divorcit nga këngëtarja e famshme Fergie.
Duhamel e ka bërë të ditur vetë lajmin e fejesës me Mari përmes një postimi në Instagram, duke bashkëngjitur një fotografi të çiftit në plazh.
“U krye! Ajo ka gjetur një mesazh në shishe e cila kishte mbërritur në bregdet dhe ajo tha PO!”, ka shkruar aktori Duhamel.
Fejesa e Duhamel me Mari është bërë pikërisht në ditën kur ajo festonte ditëlindjen e saj të 28-të.
Edhe
Josh Duhamel është martuar me ish-missin Audra Mari
Fejesën e tyre e ka uruar edhe Fergie duke u shkruar “Urime”.
Në dhjetor të vitit 2019, një burim ka thënë PEOPLE se Duhamel ishte "vërtet i lumtur" me ish-Miss World America, me të cilën ai kishte filluar "të takohej shtatë ose tetë muaj më parë".
Komenti i burimit erdhi në mes të një feste ku të dy morën pjesë së bashku atë muaj, në të cilën Duhamel dhe Mari "ishin bashkë gjithë natën".
Ndonëse nuk ishte hera e parë që çifti u shfaq së bashku, festa u zhvillua rreth dy javë pasi u finalizua divorci i Duhamelit nga ish-gruaja Fergie.
Pas tetë vitesh martesë, Fergie bëri kërkesë për divorc nga Duhamel në fund të majit 2019, gati dy vjet pasi ajo dhe Duhamel njoftuan ndarjen e tyre në një deklaratë të përbashkët.
Edhe
Një fotografi e vjetër e bëri Josh Duhamel të kuptojë një detaj të pazakontë për gruan e tij
Ata kanë së bashku një djalë 8 vjeç, të quajtur Axl Jack.
