Showbiz

Josh Duhamel është martuar me ish-missin Audra Mari

Aktori 49-vjeçar, Josh Duhamel, është martuar me modelen 28-vjeçare nga North Dakota, Audri Mari.

Çifti që është në lidhje romantike nga viti 2019, u kurorëzua të shtunën (10 shtator) në kishën “Olivet Lutheran Church” në North Dakota.

Gazeta “New York Post” i ka postuar disa fotografi ku Josh dhe Audra shihen teksa hyjnë në një veturë të kuqe sportive, pas ceremonisë martesore.

{gallery}

Ylli i kinematografisë, Duhamel, në të kaluarën ishte i martuar me këngëtaren, Fergie, me të cilën e ka djalin nëntë vjeçar, Axl. Pas një dekade martesë, ata u ndanë në vitin 2017 por procesi i shkurorëzimit të çiftit u finalizua dy vjet më vonë. Pikërisht në atë kohë aktori u takua me ish-missin, Audra Mari, së cilës i propozoi martesë në janar të këtij viti.

Në një intervistë të fundit, Duhamel deklaroi se djali i tij ishte shumë i lumtur për faktin se po bëhet me njerkë, dhe se raporti i tij me Audran është shumë i mirë dhe i afërt.

Image

Duhamel së shpejti vjen në ekran të madh me rol krahas yllit, Jennifer Lope, në filmin e tyre të ardhshëm “Shotgun Wedding”. Filmi e rrëfen historinë e Darcyt dhe Tomit, të cilët vendosin të martohen në bregdet por dasma e tyre pengohet nga disa kriminel. Josh e morri përsipër rolin e Tomit pasi aktori, Armie Hammer, hoqi dorë nga ky projekt si pasojë e skandalit për dhunë, manipulim dhe abuzim emocional të disa grave me të cilat kishte pasur lidhje.

Lenny Kravitz, D’Arcy Carden, Selena Tan, Desmin Borges dhe Alex Mallari po ashtu janë pjesë e filmit, regjinë e së cilit e ka bërë Jason Moore.

“Shotgun Wedding” pritet ta fillojë transmetimin së shpejti në platformën digjitale, “Amazon Prime Video”.