Këngëtarja Jorja Smith e ka paralajmëruar projektin e saj të parë muzikor në dy vjetët e fundit, si dhe e ka ndarë me fansat këngën e re me titull “Gone”.
“Be Right Back” do të jetë projekti i parë i kantautores britanike, i cili vjen pas lansimit të albumit debutues të vitit 2019, “Lost & Found”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProjekti që i përmban tetë këngë të reja, dhe për të cilin Smith thotë se nuk është një album, do të lansohet për publikun e gjerë më 14 maj. Në të përfshihet edhe kënga “Addicted” si dhe një bashkëpunim me artisten Shaybo.
“Projekti i ri titullohet ‘Be Right Back’ sepse është diçka që dua t’ia dhuroj fansave të mi në këto momente. Ky nuk është një album dhe këto këngë nuk do të arrinin të përzgjidheshin për t’u përfshirë në albumin tim të radhës. Por, meqë e ndjeva nevojën për t’i incizuar këto këngë, atëherë mendoj se dikush duhej t’i dëgjonte ato”, citohet të ketë thënë këngëtarja.
Përveç paralajmërimit të lansimit të këtij incizimi, Smith po ashtu e publikoi këngën e re “Gone”.
Në fillim të muajit prill, Jorja u bë pjesë e këngës së kantautorit Brent Faiyaz, “Nodoby But You”, që është një baladë e ndjeshme e dyshes e cila flet për një ndarje emocionale.