Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jorja Smith e ka kompozuar kolonën e saj zanore për Bondin

Jorja Smith e ka kompozuar kolonën e saj zanore për filmin e James Bond në përpjekje për t’u angazhuar në franshizën e famshme të 007.

Ende nuk është njoftuar se kush do të jetë artisti/artistja që do ta kompozojë dhe interpretojë kolonën zanore për vazhdimin më të ri të franshizës së spiunazhit, “No Time to Die”, por Jorja tashmë e ka kompozuar këngën e saj, pasi që ajo dëshpërimisht dëshiron të kompozojë për një film të Bondit, shkruan KOHA Ditore.

"Kjo është një ëndërr", tha ajo derisa u shfaq në emisionin e radios “The Official Big Top 40” të dielën. "Po, do të doja ta kompozoja një këngë për Bondin. Me të vërtetë do të doja. Madje e kam kompozuar në njëfarë mënyre si një pretendim, por do të doja ta kompozoj kolonën zanore.

“Më pëlqen të shkruaj gjëra kinematografike. Gjërat për filmat. Gjithmonë imagjinoj filma në kokën time ndonjëherë kur kompozoj këngë".

Për t’i ndjekur gjurmët e këngëtarëve si Adele, Shirley Bassey, dhe Sam Smith, të cilët i kanë kompozuar këngët për franshizën në fjalë, Jorja do të duhet ta mund konkurrencën si Dua Lipa, favoritja e bastoreve, e cila do ta ketë nderin këtë herë, si dhe Ed Sheeran, menaxheri i të cilit (Stuart Camp) e ka theksuar interesimin e klientit të tij.

"Ia kam thënë, gjëja e fundit që e bëjnë është muzika...", tha Camp, duke sqaruar se Ed vazhdimisht i kërkon atij informata të reja nga producentët e Bondit. "Është sigurisht diçka që ai do të dëshironte ta bënte. Është diçka nga lista e tij e dëshirave, me siguri".

“No Time to Die”, i cili do të bëhet me regji të Cary Joji Fukunaga dhe në të cilin do të luajë Daniel Craig, për të cilin besohet se ky do të jetë roli i tij i fundit si 007, do të debutojë në kinema prillin e ardhshëm.

Artikuj të ngjashëm