Ed Sheeran nuk i ka humbur shpresat për ta regjistruar kolonën më të fundit zanore të Bondit për filmin “No Time To Die”.
Këngëtari i hitit “Perfect” e ka paralajmëruar një pushim 18-mujor pasi që i ka përfunduar koncertet në turneun e tij rekord-thyes Divide World Tour, por menaxheri i tij, Stuart Camp, insiston që kantautori do të kthehet përsëri në studio nëse drejtuesit e filmit për Bondin dëshirojnë që ai ta regjistrojë kolonën zanore për filmin e tyre të radhës.
Camp tha për “Music Week” se është takuar me producenten e 007, Barbara Broccoli në Dublin në vitin 2017 dhe se ajo ishte "e interesuar" që t’i kërkojë Edit ta regjistronte kolonën zanore për filmin, i cili atëherë titullohej Bond 25, shkruan KOHA Ditore.
"Regjisori Danny Boyle u ndërlidh me filmin pas kësaj, regjisor ky që e bëri regjinë e filmit Yesterday, kështu që u krijua një lidhje e ngushtë," tha Camp, duke iu referuar rolit të Sheeran në në filmin me tematikë të Beatlesave. "Ata i ndërruan regjisorët, por akoma jemi të hapur për këtë. Por ata nuk po i bëjnë më ato biseda".
Sheeran dëshiron ta bëjë atë dhe po e pyet menaxherin e tij çdo ditë për ndonjë lajm të ri.
"Unë i them që gjëja e fundit që e bëjnë është muzika...", shtoi Camp. "Kjo është sigurisht diçka që ai do të dëshironte të bënte. Është në listën e tij të dëshirave që dëshiron t’i realizojë".
-
Jorja Smith e ka kompozuar kolonën e saj zanore për Bondin
-
Ed Sheeran paralajmëron pushim nga muzika
-
Billie Eilish do ta regjistrojë kolonën zanore të filmit më të ri për James Bondin
-
Ed Sheeran paralajmëron pauzë nga projektet e reja dhe rrjetet sociale
-
Daniel Craig konfirmon largimin nga roli i Bondit