Billie Eilish raportohet të jetë bërë artistja më e re që e ka regjistruar ndonjëherë ndonjë kolonë zanore për James Bondin, pasi që iu kërkua nga shefat ta kompozojë këngën titullare për “No Time To Die”.
Lajmi u raportua për herë të parë nga blogu i njohur për Bondin MI6-HQ, ku thuhej: "MI6 e kupton që këngëtarja-kompozitorja amerikane Billie Eilish do ta interpretojë këngën titullare në filmin e 25-të për James Bond ‘No Time To Die’".
Nëse kjo rezulton të jetë e vërtetë, kjo do të ishte arritja më e re në CV-në tashmë mbresëlënëse të arritjeve të 18-vjeçares Billie, dhe ajo do t’i ndiqte gjurmët e Sam Smith, Adele dhe Shirley Bassey të cilat i kanë kënduar gjithashtu kolonat zanore për këtë franshizë.
Derisa drejtuesit e franshizës së Bondit nuk kanë komentuar akoma për raportin, fansat tashmë kanë reaguar pozitivisht për thashethemet në mediat sociale, shkruan KOHA Ditore.

"Këndimi i kolonës zanore për ‘No Time To Die’ nga Billie Eilish do të ishte diçka e mahnitshme dhe unë mendoj se Billie mund ta këndojë një këngë të bukur për Bondin", shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër shtoi: "Shpresoj që Billie Eilish *është* duke e bërë kolonën e re zanore për Bondin. Pjesërisht sepse mund të rezultojë vërtetë këngë e mirë, pjesërisht sepse do të argëtohen njerëzit e mërzitshëm."
“No Time to Die” shënon performancën përfundimtare të Daniel Craig si spiuni britanik 007, ndërsa filmi do të dalë më 2 prill.
-
Billie Eilish jep detajet e para për kolonën zanore të filmit “No Time To Die”
-
Drejtuesit e BRIT Awards shpresojnë që Billie Eilish do ta debutojë këngën e James Bondit në ceremoni
-
Billie Eilish hipnotizon me zërin melankolik në “The Tonight Show”
-
“No Time To Die” e Billie Eilishit vazhdon të shënojë suksese
-
Lewis Capaldi i interesuar ta realizojë kolonën zanore të filmit të ardhshëm “James Bond”