Monty Norman, kompozitori i kolonës ikonike zanore të filmit me James Bondin, ka vdekur në moshën 94-vjeçare. Në faqen e tij është publikuar një postim ku thuhet: “Me pikëllim ndajmë lajmin se Mony Norman ka vdekur pas një sëmundjeje të shkurtër më 11 korrik 2022”.
Norman njihet për kompozimin e “Dr. No”, filmit të 1962-s, ku James Bondi ishte Sean Connery. Kolona zanore për James Bond, e aranzhuar nga kolegu i tij anglez John Barry, do të vazhdonte të ishte ekskluzive e asaj kohe.
Në lidhje me këtë, Norman kishte thënë në faqen e tij: “E kuptuam se na duhej një tingull i freskët, bashkëkohor për melodinë kryesore dhe në të riun John Barry gjetëm aranzhuesin e mrekullueshëm, kështu që krejt punët shkuan shumë mirë”.
Por polemikat shpërthyen dekada më vonë kur Barry pretendoi autorësinë e kolonës zanore, duke rezultuar që Norman të padisë “Times” të Londrës për shpifje për një histori të vitit 1997 (“Theme Tune Wrangle Has 007 Shaken and Stirred”) që kundërshtonte pretendimin e Norman se ai ishte kompozitori i vërtetë. Një juri në Gjykatën e Lartë të Londrës vendosi në favor të Normanit në vitin 2001, duke i dhënë atij 30,000 paund plus shpenzimet gjyqësore. Norman pastaj kishte thënë se ndihej i shfajësuar nga ky vendim.
Norman ka qenë pjesë e një bendi të madh të këngëtarëve, ku ishte bërë tekstshkrues në fund të viteve 1950. Kishte shijuar hitin e “West End” me “Irma La Douce” përshtatur nga një mjuzikëll i mëhershëm francez që kishte qenë shumë i suksesshëm. Producenti Albert R. “Cubby” Broccoli, investitor i muzikalit jetëshkurtër “Belle” të Norman i vitit 1961, e kishte ftuar atë për të shoqëruar ekipin që ishte nisur për në Xhamajka për të xhiruar “Dr.No” në janar të vitit 1962.
Norman ka shkruar këngët e dëgjuara në tërësinë e kolonave zanore “Dr. No”, duke përfshirë “Under the Mango Tree”, të cilën Ursula Andress e këndon derisa del nga oqeani për të parë Conneryn për herë të parë. Ai gjithashtu ka shkruar në vendin e ngjarjes “Kingston Calypso” dhe “Jump Up”. Melodia e kompozuar për James Bond do të dëgjohej muaj më vonë, ndërsa më vonë, Norman ishte përpjekur të shkruajë partiturën dramatike në Londër.
Edhe
Callum Turner reagon ndaj raportimeve për rolin e James Bondit
Siç thoshte pastaj shpesh, kishte përshtatur një melodi që do ta shkruante për një mjuzikëll të paprodhuar, të bazuar në “A House for Mr. Biswas” të VS Naipaul. Kënga “Bad Sign, Good Sign” (të cilën e këndoi në një album shumë vite më vonë me shoqërimin e sitarit) përmbante elemente të melodisë së Bondit.
Marrë nga NBC. Përktheu Besartë Elshani