Dy vite më parë u përhap lajmi se këngëtarja Jonida Maliqi ishte ndarë nga bashkëshorti i saj pas 17 vitesh martesë.
Lajmin e konfirmoi më vonë edhe vetë Jonida e cila gjatë gjithë karrierës së saj është përpjekur që jetën private ta ruajë sa më shumë.
E ftuar në “Xing me Ermalin”, Jonida ka treguar për herë të parë arsyen pse u nda nga bashkëshorti. Këngëtarja u shpreh se ata morën këtë vendim pasi ishte domosdoshmëri për të pasur një jetë më të qetë dhe të lumtur dhe pranoi se ndarja është e vështirë.
“Bukur nuk është, absolutisht. Mund të them që është relativisht e vështirë por kur kthehet në domosdoshmëri për të qenë më tej jetesa më e qetë, më e lumtur dhe më e bukur, i jepet zgjidhje në këtë formë”, u shpreh Jonida.
-
Jonida Maliqi rrëfen ndarjen nga Genti, “Është e vështirë, ma qajnë hallin”
-
Pas ndarjes nga burri, Jonida Maliqi nxjerr në shitje super-apartamentin 800 mijë eurosh
-
Angela Martini ndahet nga bashkëshorti
-
Raportohet se Dakota Johnson dhe Chris Martin janë ndarë pas 8 vjetësh lidhjeje
-
Raportohet se Jessica Alba është ndarë nga bashkëshorti