Showbiz

Jonida Maliqi rrëfen ndarjen nga Genti, “Është e vështirë, ma qajnë hallin”

Këngëtarja Jonida Maliqi ka folur për herë të parë pas divorcit nga bashkëshorti i saj biznesmen, Genti Prizreni. Teksa është pyetur se si do ja bënte tani pasi më parë mbahej me të ardhurat e burrit, këngëtarja është shprehur se nuk varet nga askush.

Vetëm një vit më parë u bë publik lajmi se martesa e këngëtares Jonida Maliqi dhe biznesmenit Gent Prizreni mori fund. Pas 17 vitesh së bashku, ku ata sollën në jetë edhe të voglin Dani, sot jetojnë të ndarë. Në një intervistë për 'Revistën Who', Jonida ka shprehur vështirësitë e këtij divorci, dhimbjen që ka lënë pas dhe se si po vazhdon jeta e saj tashmë. Mirëpo njëra ka pyetjet ka qenë e sikletshme për këngëtaren pasi është pyetur në lidhje me përballimin e jetës ekonomikisht tashmë që nuk ka më të ardhurat e bashkëshortit.

"Shumë njerëz e kanë komentuar faktin se si do ia bësh tani? Kjo për shkak të të ardhurave që ish-bashkëshorti posedonte. Është e vështirë pa të?"- e ka pyetur gazetari.

"Sa ma qajnë hallin, e di, e di. Duke qenë vetëm kisha shumë hapësira për të punuar vetë dhe për t’ia dalë mbanë. Kam bërë ndryshime, në biznes kam krijuar marrëdhënie të reja pune. Falë Zotit kam energji, psikologjikisht jam e shëndetshme dhe më pëlqen shumë puna. Nuk hyj tek personat dembelë që janë mësuar të varen nga të tjerët. Po bëj dy vjet që jam vetëm, edhe pse lajmi ka dalë përpara një viti. Çdo gjë ka shkuar mirë, për më tepër që divorci me Gentin ka përfunduar me një pakt marrëveshjeje midis dy personave të civilizuar dhe përkujdesja e tij kundrejt Danit, sido që të jetë i bën gjërat më të lehta. Ne jemi të dy shumë të përgjegjshëm kundrejt atij që na bashkon dhe që do të na bashkojë përjetësisht,"- është përgjigjur këngëtarja.

Jonida më tej foli edhe për projektet e reja në jetën e saj duke treguar se ka pasur oferta të ndryshme si në muzikë edhe në biznes por tashmë duhet të mendohet gjatë dhe të vendosë diçka.

Historia e tyre e dashurisë zgjati plot 17 vite por më pas u divorcuan. Këngëtarja Jonida Maliqi u martua me bashkëshortin e saj Gentin, dhe nga kjo lidhje lindën edhe një djalë i cili sot jeton me këngëtaren. Jonid aka folur për herë t ëparë për këtë ndarje duke e cilësuar mjaft të vështirë. Në një intervistë opër revistën "Ëho", ajo është shprehur se ka qenë një luftë e brendshme për të, pasi nuk gjenin më paqe pranë njëri-tjetrit.

"E ke kaluar ti ndarjen tënde? Shumë njerëz e shikojnë të vështirë?"- e ka pyetur gazetarja.

"Pa dyshim, do tregohesha hipokrite në qoftë se do thosha jo. Ne e vendosëm që nuk do të ishim më bashkë. Kjo, ka qenë një ndër periudhat më të vështira të jetës sime. Është dashur shumë kohë që të dilnim në atë vendim. Ka qenë një luftë e brendshme që nuk e kam reflektuar jashtë, ndaj shumë njerëz janë çuditur në momentin që morën vesh lajmin, sepse unë vazhdova rutinën time. Kaloi vetëm në këtë mënyrë, duke menduar për vetveten, për Danin, për të mirën e familjes dhe për të mirën tonë si çift. Kishim mbërritur në një pikë që nuk mund të ishim të qetë pranë njëri-tjetrit, vetëm distanca do na bënte mirë, ashtu sikurse jemi sot në paqe. Koha shëron gjithçka. Me kalimin e saj çdo gjë shuhet, nuk harrohet, por ama nuk ke më emocionet e dikurshme dhe sa herë më pyesin, kjo është këshilla ime e vetme, efekti kohë. Jemi njohur shumë të rinj, e perceptojmë ndryshe kur rritemi. Kur jemi të vegjël dashurojmë, idealizojmë në një mënyrë tjetër. Kur rritesh gjërat i shikon në një këndvështrim ndryshe dhe është çështje përshtatjeje,"- ka rrëfyer Jonida.

{gallery}