Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jonah Hill dhe Eddie Murphy pjesë e komedisë së re “You People”

Projekti i ardhshëm i Netflixit, “You People”, është komedia e re e cila e ka zgjuar kureshtjen e njerëzve online. Pavarësisht elementeve komike të filmit, i cili vjen me regji të Kenya Barrisit, “You People” është gjithashtu një projekt i rëndësishëm për t’u shikuar ndërsa i eksploron sfidat e takimeve ndërracore dhe ndërfetare në Amerikën moderne.

Në thelb të filmit, komploti përqendrohet në romancën midis një burri të bardhë hebre dhe një gruaje myslimane të zezë. Ezra Cohan dhe Amira Mohammed bien në dashuri me njëri-tjetrin pas një takimi të rastësishëm në Los Angeles. Ndërsa në fillim gjithçka duket se shkon mirë, familjet e tyre përkatëse e testojnë marrëdhënien e tyre. Ndërsa prindërit progresivë të Ezrës i takojnë prindërit e ashpër e të shqetësuar të Amirës, ​​dy familjet përfundojnë duke u përplasur për kulturën, dallimet e brezave dhe pritshmëritë shoqërore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Filmi e përfshinë një kastë epike aktorësh të tillë si, Lauren London, Jonas Hill, Nia Long, Eddie Murphy, Julia Louis-Dreyfus, David Duchovny, Molly Gordon dhe Sam Jay.

“You People” do të fillojë së shfaquri në plaformën Netflix më 27 janar.