Showbiz

Jon Hamm tregon se si ishte afër rolit në filmin “Gone Girl”

Jon Hamm ka zbuluar se fillimisht kishe bërë audicione për të aktruar në trilerin e filmit “Gone Girl” në vitin 2014, por iu desh ta ndërpriste rolin, në mënyrë që të fokusohej në filmimin e projektit të tij “Mad Men”.

Aktori 52-vjeçar ka zbuluar se kishte aplikuar për të luajtur rolin e Nick Dunne, kundërshtar e kishte Rosamund Pike, në filmin e David Fincher-it.

Por, hasi në vështirësi pasi që i duhej të filmonte për shoun e tij televiziv Mad Men.

Pas shfaqjes së tij në një nga episodet e “Watch What happens live With Andy Cohen”.

Jon tregoi rreth ikjes së tij nga roli filmik, duke thënë: “Po, duhet të isha unë. Isha shumë i përkushtuar për ta bërë atë projekt deri në fund. Por, nuk ishte e shkruar, duhej të xhiroja aventurat e Mr. Draper (karakter te Mad Men)”.

Megjithatë, Jon mendon se ishte më adekuat se Ben Affleck për ta luajtur atë rol, pasi që vetë karakteri kryesor ishte nga St. Louis nga ku është edhe vetë Jon.

Jon gjithashtu ka shtuar se i vjen pak keq për Ben Affleck, pasi që është nga Bostoni dhe ju desh ta vinte një kapelë bejsbolli të ekipit Cardinals.

“Ben nuk ishte shumë entuziast për këtë”, ka thënë Jon.

Jon ka një projekt tjetër në të cilin është angazhuar tashmë dhe ai është një version i filmit “Mean Girls: The Musical”, dhe gjithashtu ka folur rreth bashkëpunimin me shkruesen origjinale të filmit Tina Fey.

Duke folur me “Entertainment Tonight” rreth aktorit me të cilin do të bashkëpunoi ai në këtë projekt filmik ai tha : “ Tina është një aktore me shumë vetëbesim dhe shumë e zonja, gjithashtu ajo është një person i mrekullueshëm. E kemi njohur njëri-tjetrin për shumë kohë, dhe mendoj se i respektojmë talentet e njëri-tjetrit dhe prurjet tona në skenë”.

Ai gjithashtu është shprehur i bindur se fansat e Broadway-it do ta pëlqejnë shumë filmin. Aktorja Jenna Fischer dhe Busy Philipps janë entuziaste që janë pjesë e këtij projekti. Jon ndër të tjera tha se skenari është shumë argëtues. Për ata njerëz që u pëlqejnë filmat “musical” normalisht, ky projekt është pikërisht diçka që ata duan të shohin dhe do të argëtohen shumë.