Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Emily Blunt flet për “zënkën” e shumëpërfolur me Ryan Golsing për “Barbenheimer”

Aktorja e Hollywoodit, Emily Blunt, e cila luan në filmin e shumëpërfolur “Oppenheiemr”, ka folur rreth “zënkës” që pati me aktorin Ryan Golsing, i cili luan në rolin e Kenit në filmin “Barbie”, përgjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar.

Ajo ka thënë se gjithmonë do të jetë disi si “e lidhur” me Goslingun për shkakun që pasi mbaruan rolet e tyre përkatëse në filmat më të famshëm të vitit të kaluar, të dy nisën projekt të ri, duke u bërë protagonistë të filmit “The Fall Guy”.

“Ishte koha që ta linim me një anë rivalitetin apo të bënim edhe më shumë shaka në lidhje me këtë çështje. Kur po filmonim për filmin ‘The Fall Guy’, ai më tha ‘sapo përfundova ‘Barbien’’, dhe unë i thash që ‘sapo përfundova ‘Oppenhemerin’’ dhe nuk e dija që filmat do të bënin famë aq të madhe. Është ‘luftë’ e egër. Ne do të jemi disi si të lidhur. Ai është i bllokuar me mua, kjo është e gjitha”, ka thënë Emily për “ENews”.

Aktorja ka vlerësuar kolegun duke thënë se askush nuk do të mund të luante më mirë rolin e kukullës së mirënjohur “Ken” në filmin e famshëm të regjisores Greta Gerwig, “Barbie”. Ajo më pas ka vlerësuar edhe peformancën virale të këngës “I’m Just Ken” që Gosling bëri gjatë spektaklit të ndarjes së çmimeve Oscar.

“Ai është modest dhe nuk i bëjnë përshtypje komplimentet. Por i thashë se ai duhet ta dinte që performanca e tij qe diçka e jashtëzakonshme”, ka thënë Emily.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar, aktorët Emily Blunt dhe Ryan Gosling po bënin shaka për filmat e tyre përkatës duke “u shtyrë” se cili ishte më i suksesshëm, ndërkohë që Gosling ka thënë se e dinte se përse njerëzit e quanin dyshen “Barbenheimer” dhe jo “OppenBarbie”.

Edhe Ryan Golsing dhe Eva Mendes shfaqen bashkë pas disa vjetësh Showbiz Ryan Golsing dhe Eva Mendes shfaqen bashkë pas disa vjetësh

“...pasi ne ju kemi udhëhequr gjatë tërë verës duke fituar çdo arkë filmike më shumë se ju”, i thotë Gosling-Emilyt.

Ndërkohë pavarësisht se filmi “Oppenheimer” ka fituar të gjitha çmimet e rëndësishme nëpër shumë ceremoni të ndarjes së çmimeve, filmi “Barbie” ka grumbulluar dy herë më shumë para nëpër arkat filmike.