Showbiz

Jolie u ankua për FBI-në pasi byroja mbylli hetimin për dhunën e supozuar nga Pitti

Aktorja Angelina Jolie është paditësja në një ankesë anonime të paraqitur kundër Byrosë Federale të Hetimeve të SHBA-së në vitin 2016 pasi organizata mbylli një hetim për sulmin e dyshuar në familje nga Brad Pitti, thuhet në një raport të ri. Ekipi i Pittit ka mohuar të gjitha akuzat në lidhje me incidentin e supozuar.

Padia anonime kundër FBI-së erdhi pasi Jolie paraqiti një raport në vitin 2016 që pretendonte se ajo ishte "sulmuar fizikisht dhe verbalisht" nga bashkëshorti i saj i atëhershëm, Pitt, raportoi NME të enjten. 

Incidenti i supozuar në një aeroplan që udhëtonte nga Evropa në SHBA më 14 shtator 2016, raportohet se përfshinte gjithashtu një nga fëmijët e çiftit. Djali 15-vjeçar i çiftit, Maddox, dyshohet se u përfshi në sherr. Pitt dyshohej se ishte bërë i dhunshëm me Maddoxin.

FBI nisi një hetim mbi situatën, por arriti në përfundimin – pasi nuk gjeti prova të keqpërdorimit nga Pitti – se ata nuk do të kryenin ndonjë hetim të mëtejshëm. “Në përgjigje të akuzave të bëra… FBI ka kryer një shqyrtim të rrethanave dhe nuk do të vazhdojë hetime të mëtejshme”, thuhej në deklaratën e tyre. “Nuk është ngritur asnjë akuzë për këtë çështje”.

Pitt ishte gjithashtu subjekt i "hetimit të abuzimit të fëmijëve" në lidhje me përfshirjen e supozuar të Maddoxit në incidentin e supozuar në avion.

Një ankesë kundër byrosë u depozitua më pas nga dikush anonim, që deklaroi se kishte "status publik" dhe dëshironte të mbetej anonim.

Në raportine publikuar, Jolie është identifikuar si personi anonim që është ankuar për hetimin e mbyllur.