Një pikturë e ish-kryeministrit britanik, Winston Churchill, e cila ishte pronë e aktores Angelina Jolie, është shitur për shtatë milionë funte në Londër.
Çmimi i shitjes ishte pothuajse katërfishi i vlerësimi më të lartë të para-shitjes, duke e mundur rekordin e parë që ishte shitur për 1.8 milionë funte, shkruan BBC.
Kulla e Xhamisë Koutoubia ishte pikturuar gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe i ishte shitur një të panjohuri.
Piktura në fjalë është cilësuar si “puna më e rëndësishme e Churchillit”, duke shfaqur peisazhin e vetëm të pikturuar të asaj kohe.
Edhe
Angelina Jolie do ta shesë pikturën e vetme të Winston Churchillit të bërë gjatë Luftës II Botërore
#AuctionUpdate A new #WorldAuctionRecord for Sir Winston Churchill with 'Tower of the Koutoubia Mosque' (1943) selling for £8,285,000. This is the only painting created by Churchill during the Second World War: https://t.co/JCBvGaFShW pic.twitter.com/iZMumvmwp2
— Christie's (@ChristiesInc) March 1, 2021
Churchilli i cilësuar si një artist i mprehtë, u frymëzua nga qyteti marokenë dhe pikturoi Kullën e Xhamisë Koutoubia pas Konferencës së Casablanca në 1943.
Vite më vonë, piktura e famshme përfundoi në duart e aktores Jolie, kur doli në shitje në New York më 2011.