Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Angelina Jolie nxjerr në ankand dhuratën e Brad Pittit

Angelina Jolie ka nxjerrë në shitje një pikturë, të cilën e ka vizatuar ish-kryeministri britanik, Winston Churchill, në Luftën e Dytë Botërore.

Bëhet fjalë për një dhuratë që e kishte marrë nga ish-bashkëshorti i saj, Brad Pitt, vlera e të cilës është 3.4 milionë dollarë. Në pikturë ndodhet xhamia Kutubiyya në qytetin maroken, Marrakesh.

Churchill e kishte vizatuar pas konferencës në Kazablanka në janar të vitit 1943 dhe më pas ia kishte dhuruar ish-presidentit amerikan, Franklin Roosevelt.

Pitt e kishte blerë pikturën në vitin 2011 dhe pastaj ia kishte dhuruar aktores hollivudiane, me të cilën në atë kohë ishin bashkë.

Piktura pritet të dalë në ankand për shitje më 1 mars të këtij viti.