Pas valës së protestave kundër racizmit që kanë mbërthyer Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shumë të famshëm i janë bashkëngjitur kauzës për bamirësi. Kësaj liste i është shtuar së fundi edhe aktorja e famshme Angelina Jolie, e cila ka dhuruar 200.000 dollarë për Fondin e Drejtësisë Ligjore NAACP.
“E përkrah këtë fond në betejën për barazi racore dhe drejtësi sociale, si dhe për reformat urgjente në legjislativ”, ka thënë fituesja e çmimit “Oscar”. “Të drejtat nuk i përkasin një grupi për t’ia dhënë një tjetri. Diskriminimi nuk mund të tolerohet”, ka thënë Jolie.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shpresoj që të bëhemi bashkë si amerikanë dhe të adresojmë gabimet e thella strukturore në shoqërinë tonë”, ka shkruar ajo.
Përveç punës së saj si regjisore, Jolie është e përfshirë në punën si humaniste. Yje të tjerë që kanë dhuruar para në betejën kundër racizmit janë edhe Lena Dunham, Floyd Maywether e Harry Styles. Ndërkohë ylli televiziv, Kim Kardashian, ka bërë të ditur se kompanitë e saja të bukurisë do të ndihmojnë financiarisht Fondin e Drejtësisë Ligjore.
Njoftimi i saj vjen pasi tabloidi TMZ ka raportuar se bashkëshorti i saj, Kanye West ka dhuruar 2 milionë për familjet dhe avokatët e Ahmaoud Arbery, Brieonna Taylor dhe Floyd.