Beyonce, ylli i muzikës, po jep ndihmën e saj në betejën kundër pandemisë.
Iniciativa “BeyGOOD” e këngëtares së “Love on Top” do të dhurojë 6 milionë dollarë për fondet e ndihmës për punonjësit dhe njerëzit e prekur nga shpërthimi i koronavirusit.
“Komunitetet me ngjyrë po vuajnë shumë për shkak të pandemisë COVID-19. Shumë familje jetojnë në zona të pamerituara, me shtëpi që e bëjnë të vështirë distancën sociale”, shkroi fondacioni në një deklaratë, transmeton ATSH raportimin e DPA-së.
“Komunitetet që kishin mungesa të fondeve për arsim, shëndetësi dhe strehim, tashmë i duhet të përballen dhe me nivele alarmante të infeksioneve dhe fatalitete. Këtyre komuniteteve i mungon aksesi në testime dhe kujdesi i barabartë shëndetësor”, thuhej në deklaratë.
Në partneritet me iniciativën “#startsmall” të shefit ekzekutiv të Twitter, Jack Dorsey, paratë do të shkojnë në organizata të ndryshme me bazë komunitare, si UCLA dhe Aleanca Kombëtare në Sëmundjet Mendore, për të ofruar nevoja thelbësore dhe shërbime të shëndetit mendor në Nju Jork, Detroit, Nju Orleans dhe Houston, qyteti i lindjes së Beyonce/ DPA.
-
Fondacioni i Beyonceit jep donacione për bizneset afro-amerikane
-
Beyoncé dhuron 2.5 milionë dollarë pas zjarreve në Los Angeles
-
Beyonce me grant prej 500 mijë dollarësh në vit për shkollat e sallonet e bukurisë
-
Beyonce: Unë isha më kreative gjatë pandemisë
-
Beyonce mban në qafë “diamantin e gjakut”, fansat i vërsulen me kritika