Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Beyonce: Unë isha më kreative gjatë pandemisë

Beyonce thotë se ishte në kulmin e kreativitetit gjatë pandemisë dhe e falënderoi burrin dhe fëmijët e saj që e lejuan të krijonte albumin e ri në kohën e izolimit.

Superylli 40-vjeçar e ka publikuar albumin e titulluar “Renaissance”, të premten (29.07.22) dhe pranoi se krijimi i këtij incizimi e kishte lejuar të “gjente shpëtim” gjatë situatës së vështirë të shkaktuar nga COVID-19.

“Ky projekt me tre akte u regjistrua për tre vjet gjatë pandemisë. Një kohë për të qëndruar pa punuar, por edhe një kohë që e gjeta si më kreativen. Krijimi i këtij albumi më lejoi një vend për të ëndërruar dhe për të gjetur shpëtim gjatë një kohe të frikshme për botën. Më lejoi të ndihesha e lirë dhe aventuriere në një kohë kur asgjë tjetër s’po lëvizte. Synimi im ishte ta krijoja një vend të sigurt, një vend pa gjykim. Një vend për të qenë e lirë nga perfeksionizmi dhe mendimi i tepërt. Një vend për të bërtitur, çliruar, ndjerë lirinë. Ishte një udhëtim i bukur eksplorimi”, deklaroi këngëtarja.

Krijuesja e hitit “Crazy in Love”, e cila nga viti 2008 është e martuar me yllin tjetër të muzikës rep, Jay-Z, me të cilin e ka vajzën Blue Ivy dhe binjakët pesëvjeçarë Rumi dhe Sir, vazhdoi tutje duke e falënderuar familjen e saj për lejimin e “hapësirës” për ta krijuar albumin.

Në një letër të postuar në faqen e saj zyrtare, ajo tha: “Dua ta falënderoj veçanërisht Rumin, Sir dhe Blue që më dhanë hapësirën, kreativitetin dhe frymëzimin. Dhe një falënderim të veçantë për bashkëshortin dhe muzën time të bukur, i cili më mbajti gjatë atyre netëve të vona në studio. Një falënderim i madh për xhaxhain tim Jonny. Ai ishte kumbara im dhe personi i parë që më ekspozoi shumë muzikë dhe kulturë që shërbejnë si frymëzim për këtë album. Faleminderit për të gjithë pionierët që kanë origjinën e kulturës, për të gjithë engjëjt e rënë, kontributet e të cilëve kanë mbetur të panjohura për një kohë të gjatë. Kjo është një festë për ju. Faleminderit ekuipazhit tim të Parkwood dhe të gjithë producentëve të talentuar të përfshirë. Mama, të dua. Për babanë tim, O.G., mësuesin tim të parë: ti më frymëzon në çdo lëvizje që bëj. Të dua".

Beyonce e përfundoi postimin duke ia dedikuar albumin fansave të saj dhe u kujtoi atyre se të gjithë janë “unikë, të fortë dhe seksi”.