Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Johny Deppit i zbulohen letrat ku mendonte ta djegte Amber Heardin

Avokatët e aktores Amber Heard rifilluan të enjten marrjen në pyetje të ish-bashkëshortit të saj, aktorit Johnny Depp në një sallë gjyqi në Virxhinia, duke vënë në shënjestër përdorimin e alkoolit dhe drogës nga ana e tij, si dhe tekstet që ai ia dërgoi një miku, ku shkruhej se donte ta vriste dhe ta njolloste gruan e tij atë kohë.

Avokatët e Heardit po përpiqen ta hedhin poshtë padinë e Deppit ndaj saj për shpifje, pasi ajo shkroi një artikull në “Washington Post” në vitin 2018, për të cilin Depp thotë se në mënyrë indirekte e shkatërroi karrierën e tij fitimprurëse të aktrimit.

Në artikull, Heard e quajti veten një "figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje", shkruan Associated Press, transmeton Koha.net.

Depp ka dëshmuar gjatë procesit gjyqësor se Heardi ishte agresorja në lidhjen e tyre dhe se ai kurrë nuk e kishte sulmuar fizikisht apo seksualisht, pavarësisht pretendimeve të saj. Mirëpo avokatët e Heardit argumentojnë se Deppi nuk mund ta mohojë atë që ndodhi, sepse ai shpesh ishte i dehur dhe i droguar kur i kishte kryer veprimet e pretenduara ndaj saj.

Në seancën e së enjtes, avokati Heardit, J. Benjamin Rottenborn u përqendrua në një shkëmbim teksti të vitit 2013 midis Deppit dhe aktorit Paul Bettany. Aty Depp tha: "Le ta djegim Amberin", ndërkaq Bettany u përgjigj: "Duke menduar mirë, nuk mendoj se duhet ta djegim Amberin ...".

Edhe Vazhdon gjykimi që po merr vëmendje të madhe në publik Showbiz Vazhdon gjykimi që po merr vëmendje të madhe në publik

Depp ka shkruar më tej: “Le ta mbysim para se ta djegim! Unë do ta shfrytëzoj kufomën e saj të djegur më pas për t'u siguruar që ajo ka vdekur”. Depp i ka kërkuar falje jurisë për gjuhën vulgare në tekste.

Rottenborn u përqendrua edhe në një tekst tjetër të Deppit në vitin 2014, ku foli për uiskin, pilulat dhe pluhurin.

Tekstet u dërguan gjatë një periudhe në të cilën Depp pretendon se kishte ndaluar së piri. Dhe ato u dërguan gjatë kohës së një fluturimi privat nga Bostoni në Los Anxhelos, kur Heard kishte thënë se Depp ishte i dehur dhe se e sulmoi atë.

Depp ka dëshmuar më parë se kishte marrë dy pilula oksikodoni – një opiat nga i cili ai pranon se ishte i varur në atë kohë dhe është mbyllur në banjën e avionit duke rënë në gjumë, për të shmangur, siç ka thënë keqbërjen e saj.

Për të sjellë më tej dyshime në pretendimin e Deppit se ai nuk ishte një pijanec problematik në atë kohë, avokati i Heardit më pas i tregoi jurisë një tekst që Depp ia kishte dërguar muzikantit Patti Smith në lidhje me një vizitë në qytetin e New Yorkut në 2014, ku ai tregonte për grindjet me Heardin.

Depp është në proces gjyqësor në Gjykatën e Qarkut Fairfax të Virxhinas që nga e marta pasdite. Aktori ka kaluar shumë kohë duke përshkruar marrëdhënien e paqëndrueshme që kishte me aktoren Amber Heard dhe duke mohuar se ai ka abuzuar ndonjëherë me të.

Edhe Amber Heard refuzon të flasë për martesën me Johnny Depp në dokumentarin “Silenced” Showbiz Amber Heard refuzon të flasë për martesën me Johnny Depp në dokumentarin “Silenced”

Depp tha se Heard shpesh e sulmonte. Ai argumentoi se karriera e tij në film vuajti pasi ajo shkroi një artikull autorial në vitin 2018 në “The Washington Post”.

Heard nuk e përmendi kurrë Deppin me emër në artikull, por avokatët e tij thanë se ishte një referencë e qartë ndaj akuzave të Heardit, kur ajo kërkoi një urdhër ndalimi në vitin 2016 kundër tij.

Depp tha se akuzat dhe artikulli i Heardit kontribuuan në rrënimin e reputacionit të tij prej artisti shumë të kërkuar, që i kushtoi edhe me rolin në filmin fitimprurës "Pirates of the Caribbean".

Mirëpo gjatë marrjes në pyetje të mërkurën, avokati i Heardit, Rottenborn tregoi provat që Disney e mori vendimin që Depp të mos ishte më pjesë e filmit disa muaj përpara publikimit të artikullit.

Avokatët e Heardit kanë argumentuar se opinioni i Heardit ishte i saktë dhe nuk shpifte asgjë për Deppin. Ata kanë thënë se reputacioni i shkatërruar i Deppit është pasojë e sjelljes së tij të keqe.

Në seancën e së martës, Depp i quajti akuzat për varësinë nga droga "të rënda", megjithëse pranoi se kishte marrë shumë droga. Ai tha se përdorimi i tij i drogës filloi në moshën 11-vjeçare, kur ai mori fshehurazi "pilula nervore" të nënës së tij.

Edhe Johnny Depp: Barra e urrejtjes është shumë e rëndë për ta mbajtur Showbiz Johnny Depp: Barra e urrejtjes është shumë e rëndë për ta mbajtur

Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti

{gallery}