Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Johnny Depp e humb rastin gjyqësor kundër gazetës “The Sun”

Foto: AP/Associated Press

Ylli hollywoodian, Johnny Depp, e ka humbur çështjen gjyqësore kundër gazetës “The Sun”, me ç’rast aktori i kishte akuzuar udhëheqësit e kësaj së përditshme për shpifje ndaj tij, në një artikull ku e kishin quajtur Deppin “rrahës bashkëshorteje”.

Aktori 57-vjeçar e kishte paditur gazetën në fjalë pasi ata kishin deklaruar se Depp e ka rrahur ish-bashkëshorten e tij, Amber Heard, të cilat akuza ai i mohon vazhdimisht. Ndërsa, gazeta “The Sun” ka pohuar se artikulli që ata e kanë publikuar për aktorin, ka qenë plotësisht i saktë.

Gjykatësi Andrew Nicol ka vendosur që e përditshmja “The Sun” ka arritur ta vërtetojë para gjykatës, që gjërat që i kishin shkruar në artikullin dedikuar Deppit janë parimisht të vërteta, transmeton Koha.

“Kam arritur në vendimin se pjesa më e madhe e sulmeve të pretenduara të z. Depp ndaj ish-bashkëshortes së tij Abmer Heard, janë vërtetuar në standardin civil”, citohet të ketë thënë gjykatësi gjatë kumtimit të vendimit.

Një zëdhënës për “The Sun” madje e ka falënderuar aktoren Amber Heard, për kurajën për ta treguar të vërtetën e saj.

Edhe Johnny Deppit i refuzohet kërkesa për apel ndaj një gjykate të lartë Showbiz Johnny Deppit i refuzohet kërkesa për apel ndaj një gjykate të lartë

“Gazeta jonë ka ngritur zërin dhe ka bërë fushata për viktimat e abuzimit në familje, për më shumë se 20 vjet. Viktimave të abuzimit në familje nuk duhet t’u mbyllet goja kurrë. Ne e falënderojmë gjykatësin për shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti si dhe e vlerësojmë lartë Aber Heardin për guximin për të sjellë fakte të sakta në gjykatë”.

Në anën tjetër, avokati i aktores hollywoodiane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka deklaruar: “Për të gjithë ne që kemi qenë prezent në seancat gjyqësore në Gjykatën e Lartë të Londrës, ky vendim i gjykatësit nuk është aspak befasues. Shumë shpejtë, ne do të prezantojmë edhe më shumë fakte voluminoze në procesin gjyqësor në SHBA”.

Në një rast tjetër gjyqësor, Johny Depp po e paditë aktoren Heard edhe në Amerikë, për një artikull të cilin e kishte shkruar për gazetën “Washington Post”. Sipas yllit të njohur hollywoodian, ky shkrim lë të nënkuptohet se ai ishte u dhunshëm ndaj ish-gruas së tij.

Spekulimet ndaj aktorit për përdorim të dhunës në familje, datojnë nga periudha kohore 2013-2016, kur çifti i famshëm e mori vendimin për t’u ndarë.

Në një incident të caktuar që kishte ndodhur në Australi në vitin 2015, besohet se Depp e kishte abuzuar fizikisht dhe verbalisht Heardsin, derisa ishte në gjendje të dehur dhe nën ndikimin e drogave.

Edhe Gjykata jep vendimin mbi padinë e Johnny Depp ndaj “The Sun” Showbiz Gjykata jep vendimin mbi padinë e Johnny Depp ndaj “The Sun”

Në anën tjetër, Depp e akuzon ish-bashkëshorten për lëndimin e gishtit të tij, por gjykatësi Nicole nuk e ka pranuar akuzën e tij si dhe nuk e konsideroi Heradin përgjegjëse për këtë lëndim.

“Pas shqyrtimit të kujdesshëm të të gjitha provave, unë e pranoj se zonja Heard ka qenë viktimë e sulmeve të pandërprera dhe të shpeshta nga bashkëshorti i saj, gjatë kohës së qëndrimit të tyre në Australi. I pranoj të gjitha provat për përdorim të dhunës nga ana e z. Depp. Sigurisht se kjo ka qenë një eksperiencë tmerruese për Heardin dhe mendoj se Depp e ka bërë të ketë frikë për jetën e saj”, deklaroi gjykatësi Nicol, në seancës e së hënës.

Ndërkaq, aktorja Heard e cila ishte dëshmitarja kryesore në këtë proces gjyqësor, kishte deklaruar se gjatë martesës së tyre një vjeçare Depp ishte shndërruar në njeri të dhunshëm. Ajo kishte treguar mbi 14 incidente të ndara mes viteve 2013 dhe 2016, ku ai e kishte goditur, e kishte kapë për flokë dhe kishte hedhur shishe mbi të.

Depp edhe sot vazhdon t’i mohoj akuzat ndaj tij, duke thënë se Heard ishte agresori gjatë lidhjes së tyre. Ai tha se ajo e kishte goditur atë. Aktori e ka pranuar se ishte përdorues i drogave, por mohon se ato e bënin të dhunshëm.

Edhe Amber Heard refuzon të flasë për martesën me Johnny Depp në dokumentarin “Silenced” Showbiz Amber Heard refuzon të flasë për martesën me Johnny Depp në dokumentarin “Silenced”

Rasti gjyqësor i çiftit nga fillimi është përcjellë me vëmendje të madhe nga publiku mbarëbotëror.

Organizata bamirëse e cila i del në ndihmë grave në nevojë, “Women's Aid”, ka deklaruar se secili person që ka përjetuar dhunë në familje meriton të dëgjohet dhe besohet nga të tjerët. Sipas tyre, kjo vlen për të gjitha gratë e mbijetuara të cilët nuk i përshtaten imazhit të “viktimës së përkryer”, dhe pavarësisht nga profili i lartë i abuzuesit të pretenduar. Asgjë nuk e arsyeton dhunën në familje.