Aktori i mirënjohur i Hollywoodit, John Travolta feston sot 70-vjetorin e lindjes.
Kolegia e tij Jami Lee Curtis, e ka uruar me fjalë emocionale, raporton Daily Mail.
“Urime ditëlindjen John Travolta. Kemi qenë miq dhe kolegë për një kohë të gjatë dhe ndajmë pasion e njëjtë për artin tonë, fëmijët dhe shpëtimin e qenushëve”, ka shkruar ajo në rrjetin social Instagram.
Në këtë postim ajo ndau një fotografi ku shihet ajo me Travoltan para 40 vjetësh dhe një tjetër foto ku shihen ata tani.
{gallery}
Edhe
John Travolta tregon pse është shfaqur me bereta në Festivalin e Cannes
Aktorët kanë luajtur bashkë në filmin “Perfect” të vitit 1985 në të cilin Travolta luan rolin e një gazetari kurse Curtis shfaqet në rolin e një instruktoreje të aerobikut.
Curtis dhe Travolta kanë bashkë një fondacion për shpëtimin e qenushëve që quhet “pawworks”.
Travolta mori edhe shumë urime të tjera nga kolegët e fansat.
Pavarësisht karrierës së bujshme, Travolta në jetën e përditshme ka përjetuar ngjarje prekëse pasi ai ka përjetuar tri tragjedi.
Dashuria e parë e tij, Diana Hyland ishte 18 vjet më e vjetër se ai dhe kaluan së bashku dy vjet, para se të ajo të vdiste nga kanceri i gjirit në vitin 1977.
Në vitin 2009, djali i Travoltas, Jett Travolta, vdiq pasi goditi kokën në vaskë pasi kishte pësuar sulm në tru ngaqë ishte autist. Këtë djalë Travolta e kishte me gruan e tij Kelly Preston, e cila po ashtu vdiq në vitin 2020 nga kanceri i gjirit. Me të Travolta ishte i martuar për 29 vjet.
Vitin e kaluar ai kishte bërë homazhe për të në ditën kur ajo do t’i mbushte 60 vjet.
Edhe
Sylvester Stallone dhe Jennifer Flavin festojnë 29-vjetorin e martesës
“Urime ditëlindjen Kelly! Ne të duam!”, pati shkruar aktori në Instagram ku pati postuar një foto të Kellyt.